Sport

Kjo është deklarata e trajnerit të Drenicës pas humbjes

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 26 November 2020

Drenica u mposht nga Ballkani në Skenderaj në kudaër të javës së 14-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Nikoqirët nuk arritën të ndalnin mysafirët duke humbur me rezultat 1-2.

Pas kësaj përballje ka folur trajneri i drenicakëve, Bledar Devolli, i cili ka thënë që merr përgjegjësi për këtë humbje.

-Advertisement-

“Gjërat nuk shkuan mirë dhe për këtë unë marr përgjegjësitë i pari. Ne i’a dhuruam fitoren kundërshtarit, ata nuk na bënë golat, ne i bëmë vet dhe për këtë më vije shumë keq, pasi kemi pranuar gola cinik. Ne kemi lozur futboll vetëm në 15 minutat e fundit të ndeshjes. Vumë në vështirësi Ballkanin dhe i realizuam gol. Po të kishim realizuar më herë, tani do flisnim ndryshe pas ndeshjes.

Nuk kam ndonjë koment për këtë. Gjërat e shtëpisë i mbajmë në shtëpi dhe nuk i nxjerrim në pazar. Unë u kam treguar futbollistëve që nga dita e parë që jam këtu, dua punë, disiplinë dhe harmoni”, përfundoi Devolli për Art Sport./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera