Sport

Kjo është deklarata e trajnerit të Barcelonës pas humbjes nga Bayern Muncheni

Autori: Gazeta inFokus 23:34 | 14 September 2021

Skuadra e Barcelonës e ka nisur mbrapsht edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Katalunasit’ kanë pësuar humbje para publikut të vet nga Bayern Muncheni me rezultat 3-0, në takimin e vlefshëm për fazën e grupeve të garës më prestigjioze për klube në Evropë.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Barcelonës, Roland Koeman, cili ka thënë se pas disa jave do ti ketë në dispozicion futbollistët e lënduar.

-Advertisement-

“Është kjo situatë tani, ne duhet të kalojmë disa javë, sepse më vonë do të shërojmë lojtarë si Aguero, Dembele, Ansu Fati”, tha fillimisht Koeman.

Me pas tekniku holandez u ankua në numrin e vogël të sulmuesve.

“Kisha vetëm tre sulmues në dispozicion. Taktikisht ka pasur momente që ne i kemi kontrolluar, loja e Bayern është në mes dhe ju nuk duhet të lejoni hapësira”, shtoi ai.

Përfund Koeman foli edhe për futbollistët e rijnë.

“Unë nuk mund të ankohem për qëndrimin, por ka një ndryshim në cilësi. Ne kemi shumë lojtarë të rinj që në dy ose tre vjet do të luajnë më mirë. Është shumë e vështirë të pranosh, por duhet të përmirësohen gjërat”, përfundoi ai.

Ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve, Barcelona e luan në udhëtim te Benfica./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera