Sport

Kjo është deklarata e Tahir Batatinës pas fitores ndaj 89-shit

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 14 February 2018

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i kënaqur me kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, madje ka thënë se futbollistët i kishin premtuar se do ta shpërblejnë me fitore për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Para ndeshjes futbollistët më patën thënë se për nder të sakrificës që kam bërë, do të më shpërblejnë me fitore  për ta festuar 10-vjetorin e Pavarësisë dhe e mbajtën premtimin”, ka thënë Batatina menjëherë pas ndeshjes për Super Sport Kosova.

Sa i përket lojës, tekniku llapjan i ka përgëzuar të dyja skuadrat. “Ne e kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë, sepse Trepça ’89 ka skuadër cilësore dhe trajner shumë të mirë. Ata kanë pasur më tepër raste, por edhe ne i patëm rastet tona. Duke treguar lojë të hapur, por edhe të kujdesshme, arritëm që së pari të shënojmë nga penalltia, e pastaj e patëm më lehtë për të ardhur edhe te goli i dytë. Tani duhet të përqendrohemi në sfidat që na presin”, është shprehur tekniku llapjan.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera