Lajme

Kjo është deklarata e propozuar nga Albin Kurti në tryezën e VV-së (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 25 May 2018

Në atë deklaratë kryeministrit Ramush Haradinaj i kërkohet të iniciojë mocion vetëbesimi në Kuvend të dëshmojë që e ka shumicën në Kuvend dhe legjitimitetin për të qeverisur.

“Ne subjektet politike të Republikës së Kosovës pajtohemi që në situatën aktuale rruga e duhur për një qeverisje legjitime dhe demokratike janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të organizuara në kohën më të përshtatshme të mundshme por pa vonesa”, thuhet në deklaratë.

“Kryeministri nuk mund të vijojë qeverisjen dhe marrjen e vendimeve më tej pa provuar në Kuvend shumicën.  Andaj e ftojmë kryeministrin dhe Qeverinë të votëbesohet dhe ta dëshmojë në Kuvend që do të mund të qeverisë”, thuhet më tej.

-Advertisement-

Pritet të shihet nëse ky dokument do të miratohet nga të gjitha partitë si dhe nëse do të kalojë si propozim edhe në Kuvend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera