Lajme

Kjo është data kur do të mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë për vitin 2024

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 04 April 2024

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 11 prill 2024 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Në njoftimin për media thuhet se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Financave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera