Fun & Video

Kjo është arsyeja pse gjirafa ka njolla të errëta në trup (Video)

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 09 May 2017
A do të besonit se modeli i njohur i trupit të gjirafës, ka një arsye tjetër, shëndetësore, për të cilën ka njolla, dhe nuk ekziston vetëm për t’u dalluar në pamje?

Njollat e errëta në trupin e gjirafës fshehin një rrjet të ndërlikuar të enëve të gjakut dhe gjëndrave, transmeton lajmi.net

Këto lejojnë që gjaku të rrjedhë përmes tyre, duke liruar ngrohje dhe duke e ftohur trupin.

Njollat e errëta janë vende ku gjaku shkon më pranë sipërfaqes së lëkurës, duke lejuar që në këtë proces rrjedhje të gjakut, të çlirohet ngrohja në trupin e tyre.

-Advertisement-

Ky sistem i rregullimit të nxehtësisë mund të ketë më shumë të bëjë me qafën e gjatë të gjirafës. Sa më e gjatë qafa, aq më e fortë gjirafa.

Shikoni videon për t’u njohur më shumë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera