Rozë

Kjo është arsyeja pse Angelina Jolie ka vendosur ta braktis Hollywood’in

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 18 August 2020

Aktorja jashtëzakonisht e njohur amerikane, 45 vjeçarja Angelina Jolie, përveç karrierës së saj super të mirë, njihet edhe për martesën e saj me aktorin 56 vjeçar Brad Pitt, transmeton Gazeta Metro.

Marrëdhënia e tyre tronditëse ka qenë prezente shumë në media, dhe kudo që shkonte, ajo ndiqet nga paparacët. Megjithatë, duket se aktorja është e lodhur nga gjithçka, sepse ka vendosur të zhvendoset në Londër, raporton “Female First”

Një burim pa emër ka thënë se aktorja “skicoi” pasuritë e paluajtshme në Richmond në perëndim të Londrës, ku ajo dhe Brad jetuan për ca kohë në vitin 2011. Burimi shton se ajo dëshiron të “fshihet” nga stresi i Hollywood’it dhe të krijojë një vend më të sigurt për fëmijët e saj.

-Advertisement-

“Ajo beson se është një mjedis ideal për fëmijët, për sa i përket kulturës, por edhe mundësi për arsimim. Ajo rishikoi pronat në perëndimin e largët të Londrës dhe si do të funksiononin atje pasi mbaroi karantina. Një ide është që fëmijët të kalojnë disa muaj në Mbretërinë e Bashkuar dhe pastaj të transferohen në Shtetet e Bashkuara, ku ata më vonë do të kalonin më shumë kohë me Brad.

Ndryshe, çifti janë ndarë në vitin 2016 dhe që nga atëherë ende nuk kanë mbaruar procedurat e divorcit, proces ky i cili ishte shumë i vështirë por që kohëve të fundit ka shkuar drejtë përmirësimit pasi që Pitt është parë duke e lëshuar shtëpinë e aktores.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera