Kjo është agjenda drejt liberalizimit të vizave
Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 11 October 2022
Para disa muajve e kërkoi enkas Holanda, kurse tashmë u është dorëzuar të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Bëhet fjalë për një të ashtuquajtur “Non- Paper” të përpiluar nga Komisioni Evropian që thotë se Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat, kjo pasi shteti i ri, në periudhat e fundit kohore, ka vendosur “kornizë të fortë ligjore e operacionale” për luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe përballje me rreziqet e sigurisë e ato të migracionit.
Në dokumentin që ka pasur qasje Klan Kosova, e i cili s’është publik, thuhet se komisioni i qëndron prapa raporteve që i bëri më 2016 e 2018, që konfirmojnë përmbushjen e kushteve për heqjen e regjimit të vizave.
Ndërkohë të mërkurën dhe të enjten bëhet hapi i parë i madh drejt hyrjes së liberalizimit në agjendë.
Më 12 dhe 13 tetor, sipas njoftimit zyrtar, Grupi Punues për Vizat në kuadër të Këshillit Evropian, shqyrton dokumentin e lartpërmendur. Plani fillestar ishte që grupi të mblidhet vetëm më 13 tetor.
Ndërkaq, të premten më 14 tetor mblidhen ministrat e punëve të brendshme të Unionit, më saktësisht Këshilli i Shengenit.
Aty do të diskutohet situata e përgjithshme, me fokus të veçantë në menaxhimin e kufijve të jashtëm dhe do të vendosin veprime në këtë fushë.
Vendimin final për liberalizim, pas kryerjes së procedurave paraprake, e merr Këshilli Evropian (KE) me shumicë të kualifikuar.
Deri më 31 dhjetor, presidencën e BE-së e mban Çekia, që lëvizjen e lirë për kosovarët në zonën Shengen e ka vendosur si njërin prej top prioriteteve të saj, sa i përket Ballkanit Perëndimor.
Të tjera
-
Bedri Hamza pas takimit me veteranët: UÇK, Kosova mundet ma mirë për ty
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot mbi 1 mijë ve...
-
Gashi e Bekteshi në takim me rininë e Obiliqit: Jeni forca dhe e ardhmja e këtij vendi, me ju sjellim ndryshimin
Kandidatët për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Gashi me numë...
-
Ganimete Musliu pas takimit me veteranët: Faleminderit UÇK
Kandidatja për deputetete e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu k...
-
Hazma: Festave tona do t’u shtohet hijeshia me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në një tubim para veteranëve...
-
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Nesër do të nisë gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, një ngjarj...
-
Tahiri pas tubimit në Malishevë: Kosova Fituese do të konfirmohet më 9 shkurt
Kandidati për deputet nga AAK, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova Fituese do t...
-
Sot u varros në moshën 87-vjeçare, Nefise Sfarça – Bashkëveprimtarja e Adem Demaçit
Nefise Sfarça, një nga veprimtaret më të njohura dhe të përkushtuara të Lëviz...
-
Dervishaj: Edhe bizneset në Skenderaj meritojnë 77 herë më mirë, ju sjell përvojen time nga Gjermania
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Der...
-
Bedri Hamza përpara veteranëve: Do t’i rrisë për 50 për qind pensionet për veteranët në muajt e parë
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me num...
-
Presidenti Trump njofton se mund të marrë vendim brenda 30 ditësh mbi të ardhmen e platformës TikTok
Presidenti Donald Trump tha të shtunën se ishte në bisedime me shumë individë...
-
Xhemaili: E diela me ata që kanë energji pa i kqyr ditët e javës, rinisë më të mirë në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtri...
-
Nga màsakrà në Pavarësi – Rrugëtimi i Kosovës në sytë e William Walker, njeriut që alarmoi botën…
Ish-shefi i misionit të vëzhguesëve të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka ...