Fun & Video

Kishte rezervuar hotelin përmes internetit, gruaja tregon fotografitë se si dukej “pishina” në shpallje dhe si ishte në realitet (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 17 May 2018

Një grua që mendonte se po e rezervonte një hotel me një pishinë të madhe, nuk mund të përmbahej, përveçse të qeshte dhe të shpërndante fotografitë, sapo arriti atje.

Kjo pasi që, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, çfarë ajo pa, ishte vetëm një vaskë.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për Jenny Kershaw nga Manchester, Angli, e cila shfrytëzoi rrjetet sociale për të ndarë imazhet e një “pishine të një hoteli”, të paraqitur në një reklamë online, krahas fotografisë së saj për atë që doli të ishte një vaskë.

Siç supozohet, ky mashtrim ishte bërë me mençuri, pasi që “pishina dukej e madhe”, për shkak të këndit në të cilin ishte bërë fotografi.

Gjithsesi, fotografitë kanë marrë shumë reagime në rrjetet sociale. Në vetëm pesë ditë, posti ka marrë më shumë se 150,000 ‘pëlqime’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera