Lajme

A kishte leje Gjuriqi të vinte në Kosovë?

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 04 October 2017

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka qëndruar sot në Kosovë.

Ky i fundit saktësisht ka vizituar Pasjakun në Gjilan si dhe Parteshin, ku është takuar edhe me zyrtarë të Listës Serbe.

Ndër të tjerash ai ka thënë se zgjedhjet lokale në Kosovë janë dita e bashkimit të Serbisë dhe se populli serb në provincë do t’i japin fund maratonës së zgjedhjeve pasi për të parën herë pas 17 vitesh kanë një kompakt politik dhe unik.

-Advertisement-

E siç mëson Indeksonline me burime brenda MPJ-së, Gjuriq vizitën e tij e ka realizuar në mënyrë të rregullt, pra me leje nga këta të fundit.

Madje Gjuriq kërkesën e tij për të qëndruar sot në Kosovë e ka bërë me procedurë të rregullt nëpërmjet zyrës së MPJ-së në Beograd, shkruan Indeksonline.

Siç bëhet e ditur nga ky burim në momentin që është bërë kërkesa, atij edhe i është miratuar ajo.

Duhet përkujtuar që brenda vitit të kaluar dhe këtij viti, Gjuriq ka pasur shumë vizita të cilat i janë ndaluar që në bërjen e kërkesës apo ka pasur raste kur i është ndaluar hyrja edhe në kufi të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera