Sport

Kishte folur kundër nënshkrimit me Messin, Inter Miami i tregon derën portierin

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 08 August 2023

Inter Miami ka ndërprerë kontratën me Nick Marsman, portierin holandez 32-vjeçar. Kujtohet se futbollisti e vuri në dyshim publikisht nënshkrimin e Leo Messit.

“Personalisht, mendoj se klubi nuk është i përgatitur për ardhjen e Messit. Ne kemi një stadium të përkohshëm, njerëzit mund të hyjnë në fushë, ne shkojmë në stadium pa siguri. Shpresoj që ai të vijë, por nuk mendoj se klubi është i përgatitur”, tha ai në atë kohë për ESPN.

Duhet të theksohet gjithashtu se Nick Marsman kaloi një moment të vështirë, pasi u pickua nga një merimangë helmuese. Ai u shtrua në spital për tri ditë, por tani është jashtë çdo rreziku për jetën.

-Advertisement-

Në tre vjet tek Inter Miami, portieri ka regjistrurar në total 30 paraqitje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera