Lajme

Kisha greke del me rezolutë, i kërkon BE-së që Jugu i Shqipërisë t’i bashkëngjitet Greqisë

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 12 August 2023

Kisha Autoqefale e Greqisë, përmes një rezolute më 14 maj 2023 i ka kërkuar Bashkimit Evropian që Jugu i Shqipërisë t’i bashkëngjitet Greqisë.

Kështu të paktën pretendohet nga një dokument të cilin e ka dërguar në adresë të Gazetës Infokus një burim i afërt me politikën shqiptare.

Kjo rezolutë është  e përbërë prej tetë pikash.

-Advertisement-

Në pikën e katërt të kësaj rezolute e cila nuk është e konfirmuar zyrtarisht thuhet: Kërkojmë sigurimin e të drejtës së grekëve, për t’u mësuar pa pengesa gjuhën amtare dhe për të mos u helmuar nga propaganda shqiptare kundër Greqisë, veçanërisht, nëpërmjet mësimeve të Historisë dhe Gjeografisë.

Gjithashtu në këtë rezolutë, përmendet edhe arrestimi i Fredi Belerit, kandidat për kryetar të Bashkisë së Himarës.

“7) Protestojmë fuqishëm për arrestimin e panevojshëm të kandidatit për Kryetar të Bashkisë Himarës Fredi Beleris. Le ta marrë këtë seriozisht Bashkimi Evropian.

8 ) Kërkojmë që shqiptarëve t’u bëhet e qartë se procesi i anëtarësimit të vendit të tyre kalon përmes respektimit të të drejtave të grekëve të Vorio Epirit, me qëllimin përfundimtar BASHKIMIN e Vorio Epirit me Greqinë”, thuhet në këtë rezolutë e cila nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

Rezoluta e plotë:

REZOLUTË

1) Kërkojmë që vëllezërit tanë vorio epirotë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre stërgjyshore nën një regjim sigurimi të të drejtave të tyre të njeriut.

2) Kërkojmë ekzistencën e një ndjenje sigurie dhe mbrojtjeje të jetëve të veriorëve, diçka që është minuar pas vrasjeve të Aristotle Goumas në gusht 2010 dhe Konstantinos Katsifas më 28 tetor 2018.

3) Kërkojmë mbrojtjen e pronës private dhe komunitare të vëllezërve tanë, veçanërisht të Himarës.

4) Kërkojmë sigurimin e të drejtës së grekëve, për t’u mësuar pa pengesa gjuhën amtare dhe për të mos u helmuar nga propaganda shqiptare kundër Greqisë, veçanërisht, nëpërmjet mësimeve të Historisë dhe Gjeografisë.

5) Kërkojmë që qeveria greke t’u japë atyre pak (rreth 60) që kanë mbetur, ish të burgosur në burgjet e Hoxhës – Alisë, një pension të vogël, si shpërblim për sakrificën e tyre për Kombin.

6) Kërkojmë që popullsia vllah folëse e Epirit të Veriut të forcohet me ndërgjegje greke, që të mos ekspozohet ndaj propagandës së huaj, sidomos nga Rumania.

7) Protestojmë fuqishëm për arrestimin e panevojshëm të kandidatit për Kryetar të Bashkisë Himarës Fredi Beleris. Le ta marrë këtë seriozisht Bashkimi Evropian.

8 ) Kërkojmë që shqiptarëve t’u bëhet e qartë se procesi i anëtarësimit të vendit të tyre kalon përmes respektimit të të drejtave të grekëve të Vorio Epirit, me qëllimin përfundimtar BASHKIMIN e Vorio Epirit me Greqinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera