KIPRED: Rusia po e përdor dialogun Kosovë-Serbi për t’i realizuar qëllimet e veta gjeopolitike në Ballkan
Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 01 March 2024
Rusia procesin e dialogut [Kosovë-Serbi] nuk e sheh si të izoluar nga qëllimet e veta të përgjithshme gjeopolitike në Ballkan, thuhet në një raport të publikuar më 1 mars nga Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED).
Sipas raportit të KIPRED, synimi i Rusisë është posaçërisht nga mbajtja e Serbisë dhe serbëve brenda orbitës ruse pengimi i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s në rajon.
“Pavarësisht se Serbia edhe pse është në procesin e negociatave për anëtarësim në BE, ajo ka refuzuar që ta përafroj politikën e saj të jashtme me atë të BE-së në raport me Rusinë”, thotë raporti i KIPRED-it.
Më tej, thuhet se lufta në Ukrainë e ka shpalosur thellësinë e marrëdhënieve politike, të sigurisë dhe ekonomike midis Rusisë dhe Serbisë, të cilat janë forcuar edhe më tutje me ardhjen në pushtet të Partisë Progresive Serbe të Vuçiqit, dhe të Partisë Socialiste të Daçiqit më 2012.
“Rusia përpiqet ta shfrytëzojë rastin e Kosovës, domethënë intervenimin e NATO-s më 1999 dhe shpalljen e pavarësisë më 2008, si një monedhë shkëmbimi për grumbullimin e përfitimeve në Ukrainë dhe në Gjeorgji, për t’i legjitimuar luftërat e veta aneksuese”.
Raporti thotë se mungesa e unanimitetit përbrenda komunitetit euro-atlantik ndaj Kosovës – me pesë vende të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës – ka krijuar më shumë hapësirë manovruese për Rusinë për t’i penguar përpjekjet perëndimore dhe për t’u angazhuar me këmbëngulje në rrënimin e themeleve të shtetësisë së Kosovës dhe për de stabilizimin e rajonit.
“Kjo hapësirë është krijuar nga fakti se për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO nuk është i nevojshëm anëtarësimi paraprak në KB, ku Rusia e posedon të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit”.
“Një shtysë e rëndësishme për Rusinë për ta ndikuar dialogun Kosovë–Serbi është fuqia e saj për ta bllokuar anëtarësinë e Kosovës në KB dhe në OSBE – anëtarësia e papenguar e Kosovës në organizatat ndërkombëtare është një nga shtyllat kyçe të marrëveshjeve të Brukselit/Ohrit, të vitit 2023”, theksohet ndër të tjera.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja, ka nisur qysh në vitin 2011. Qëllimi është normalizimi i marrëdhënieve në mes të dy vendeve. Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008 dhe njihet nga 117 shtete, por Serbia vazhdon ta konsiderojë pjesë të saj.
E në raportin e KIPRED-it thuhet se ndërsa ishte jashtë tabelës së bisedimeve, në dialogun e ndihmuar nga BE-ja që filloi në marsin 2011, qëllimi kryesor i Federatës Ruse ishte që ta parandalonte dhe pengonte përfundimin e suksesshëm të procesit të dialogut, duke u përpjekur për ta diskredituar BE-në dhe Perëndimin, dhe që atë rol ta rikthente në KS KB.
Të tjera
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...