Rajoni dhe Bota

Kinë, sekuestrohen 3 mijë doza false të vaksinës kundër COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 02 Shkurt 2021

Në Kinë janë sekuestruar 3 mijë doza false të cilat ishin prodhuar për t‘u shitur si vaksina kundër koronavirusit.

Sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve Xinhua, Ministria e Sigurisë Publike zhvilloi një operacion ndaj një rrjeti i cili ishte përcaktuar se prodhonte vaksina false kundër COVID-19.

Në operacionet e kryera në kryeqytetin Pekin dhe në rajonet Ciangsu dhe Shandong u sekuestruan 3 mijë doza false të vaksinës.

-Advertisement-

Bëhet e ditur se të dyshuarit kishin vendosur nëpër shishe ujë me kripë në vend të formulës së vaksinës.

Parashikohet se rrjeti ka prodhuar vaksinën false që nga shtatori i vitit të kaluar dhe se është përpjekur ta shesë jashtë vendit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy