Kina shpall fitoren përfundimtare kundër koronavirusit, por sa të sakta janë shifrat?

Autori: Gazeta inFokus
11:24 | 17 February 2023
Udhëheqësia kineze ka shpallur “fitore vendimtare” në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, pavarësisht akuzave se Pekini nuk është duke treguar numrin e saktë të viktimave me këtë virus.
Prej muajit nëntor, përgjigjja e Kinës ndaj pandemisë ka përjetuar “tranzicion të butë për kohë të shkurtër”, është thënë në deklaratën e lëshuar nga zyrtarë të një komiteti të lartë kinez që mbikëqyret nga lideri i shtetit, Xi Jinping.
Praktika e ka dëshmuar që Komiteti ka qenë i drejtë në vlerësimet ndaj pandemisë, është thënë në deklaratë.
Më shumë se 200 milionë persona të infektuar me koronavirus kanë kërkuar shërbime mjekësore dhe gati 800.000 raste serioze kanë marrë trajtim të duhur, është thënë në deklaratë.
Mirëpo në këtë dokument nuk është përmendur numri i saktë i viktimave të shkaktuara nga vala e virusit që e ka prekur këtë vend në fund të vitit të kaluar.
Në dhjetor të vitit 2022, Qeveria kineze pati braktisur strategjinë e zero rasteve me koronavirus, dhe ka lehtësuar kufizimet për luftim të pandemisë.
Më pas ka pasur raportime se spitalet dhe krematoriumet nuk kanë pasur kapacitet për t’u përballur me numrin e madh të viktimave me këtë virus. Zyrtarisht janë raportuar 83.150 vdekje në spitale në periudhën dhjetor-shkurt.
Ka pasur edhe raportime se mjekëve u është thënë që të mos përmendin koronavirusin si shkak për vdekjen e një pacienti në certifikatat e vdekjes. Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020. Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./Rel

Të tjera
-
Deliu: Gjykata Kushtetuese foli – rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se G...
-
“Ti je këtu si deputet, jo me na mbajt ligjërata” – Dakaj i reagon ashpër deputetit Kraki
Në emisionin Debat Plus është diskutuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për af...
-
LDK për vendimin e Kushtetueses: Grupi më i madh nuk mund ta bllokojë Kuvendin, votimi duhet të jetë i hapur
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese...
-
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues – afati 30 ditësh pak i çuditshëm
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drej...
-
Zja*rri në një ndërtesë në Prishtinë, policia jep detaje
Policia e Kosovës është deklaruar mbi shpërthimin e një zjarri në Emshir të P...
-
Aksident në Vitomiricë të Pejës, shtatë persona të lënduar
Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku mes dy vetu...
-
“Bllokuesi nuk kalon”, Haziri reagon pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka shkruar pas...
-
Bajrami për vendimin e Kushtetueses: Çka ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditëve?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka komentu...
-
Dy të lënduar nga aksidenti në Sllovi të Lipjanit
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Sllovi të Lipjanit. L...
-
VV: Faton Peci kandidat për kryetar të Mitrovicës, ishte një nga ministrat më të suksesshëm duke sjellë reforma në bujqësi
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Faton Pecin si kandidat për kryetar të Mi...
-
Krasniqi pas vendimit të Kushtetueses: Aktgjykimi të zbatohet menjëherë – t’i japim epilog konstituimit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me vendimin e sotëm, Gjykata K...
-
Murati pas vendimit të Kushtetueses: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë
Ministri në detyrë i Financave dhe deputeti Hekuran Murati, e ka komentuar ve...