Kina raporton gati 60.000 vdekje të lidhura me koronavirus brenda një muaji

Autori: Gazeta inFokus
13:00 | 14 January 2023
Autoritetet shëndetësore në Kinë kanë raportuar të shtunën rreth 60.000 vdekje të lidhura me koronavirusin brenda një muaji.
Kjo njëherësh është shifra e parë e tillë që publikon Qeveria kineze, prej lehtësimit të kufizimeve për koronavirus në fillim të muajit dhjetor.
Kina ka regjistruar 59.938 vdekje të lidhura me koronavirus në periudhën 8 dhjetor 2022 – 12 janar 2023, ka thënë Jiao Yahui, shefe e Zyrës për Administratë Mjekësore në Kinë.
Kjo shifër u referohet vetëm vdekjeve të regjistruara në qendrat mjekësore, andaj besohet se situata reale është më e rëndë.
Kina është akuzuar vazhdimisht për mosraportim të numrit të vdekjeve me koronavirus.
Zyrtarët shëndetësorë kinezë kanë thënë me raste se “nuk është e domosdoshme” që të publikohen shifrat e sakta.
Më parë Pekini pati ndryshuar metodologjinë e raportimit të vdekjeve me koronavirus, duke thënë se do të regjistrojë vetëm personat që vdesin nga sëmundjet e frymëmarrjes.
Mirëpo diçka e tillë është kritikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka thënë se definicioni i ri “është shumë i ngushtë”.
Zyrtarët shëndetësorë kinezë kanë thënë të shtunën se mosha mestare e viktimave ka qenë 80.3 vjet, dhe se 90 për qind e të vdekurve janë mbi moshën 65-vjeçare.
Sipas tyre, shumica kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.
Aktualisht, miliona persona mbi moshën 60-vjeçare janë të pavaksinuar në Kinë.
Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./REL

Të tjera
-
Haradinaj: Kushdo që voton për Qeverinë Kurti III është argat i Serbisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ...
-
S’është Lutfi Haziri – ky është kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit
Arbër Ismajli është zyrtarizuar si kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës...
-
PDK mban konferencë për media nesër në ora 10:00
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se nesër, më 30 maj, do të mba...
-
Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reag...
-
“Rrugën çel e kanë, nëse duan ta tradhtojnë votën e LDK-së”, Porosia e Abdixhikut për deputetët e partisë së tij
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se...
-
Haradinaj për rastin e Faton Pecit: Vetë thirrja si i dyshuar tregon sa i rëndë është skandali
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar nd...
-
Abdixhiku: Nuk kam dashur të bashkëpunoj veç me VV-në, ose veç me PDK-në, prandaj propozuam qeveri tranzitore
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për prop...
-
23 vjeçarja bie nga kati i katërt në Fushë Kosovë – dyshohet se po pastronte dritaret
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Fazli Grajçevc...
-
“Pak po ja u bajnë…po e thëm prej zemres së plast – janë pasojat e votimit të këtij njeriu”, Abdixhiku komenton protestën e bizneseve
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se...
-
Avokati Çerkini: Janë plotësuar kushtet për lirimin me kusht të Thaçit e të tjerëve
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me të bashkaku...
-
Gazetari që kërkoi “eliminimin” e kolegëve, Nexhat Behluli ftohet si i dyshuar për kano*sje ndaj gazetarëve
Gazetari nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli, i njohur më shumë për daljet...
-
14-vjeçari i raportuar i zhdukur në Fushë Kosovë gjendet pas disa ditësh – kishte qëndruar me shokë në Prishtinë
Një rast i zhdukjes së një të mituri që kishte shqetësuar familjen është zgji...