Uncategorized

Kina po blen gomarët nga e gjithë bota!

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 04 October 2017

Xhelatina e prodhuar nga gomarët është një përbërës kyç i një prej “lëndëve” tradicionale të preferuara të Kinës, të njohur si ejiao, e cila është përdorur për të trajtuar një sërë sëmundjesh, që nga ftohjet deri te pagjumësia.

Por pasi që zhvillimet po shkojnë drejt energjisë dhe industrisë së përparuar dhe larg nga bujqësia tradicionale, numri i gomarëve është në rënie, shkruajnë mediat e huaja

Po sipas medieve të huaja, statistikat shtetërore tregojnë se numri i tyre ka rënë nga 11 milionë deri në gjashtë milionë gjatë 20 viteve të fundit.

-Advertisement-

E Kina tani është gjithnjë në kërkim të tyre nga Afrika për të rritur rezervat e saj, dhe po importon gomarë nga vende në të gjithë kontinentin. Por lulëzimi tregtisë është ballafaquar me disa pengesa.

Nigeri kohët e fundit u bë shteti i fundit i Afrikës i cili ka bërë ndalimin e eksporteve të gomarëve, pas një rritje të shitjeve drejt Kinës.

Zyrtarët qeveritarë kanë raportuar se 80,000 kafshë të tilla janë shitur gjatë këtij viti deri më sot, krahasuar me 27,000 në vitin 2015.

Në gusht, Burkina Faso e mori të njëjtin hap, pasi 45.000 gomarët u therën në gjashtë muaj nga një numër i përgjithshëm i tyre prej 1.4 milion gomarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera