Lajme

Kina përfshihet në radhën e vendeve novatore me 250 milionë banorë me arsim të lartë

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 19 July 2024

Kina ka ndërtuar sistemin arsimor më të madh në botë dhe popullarizimi i arsimit të niveleve të ndryshme e ka arritur ose e ka kaluar nivelin mesatar të vendeve me të ardhura të mesme e të larta. Norma e regjistrimit në shkollat e larta ka arritur mbi 60 për qind, duke bërë që Kina të hyjë në fazën e popullarizimit të arsimit të lartë, të njohur botërisht, kështu bëri të ditur ministri i Arsimit Huai Jinpeng në një konferencë shtypi të organizuar të premten në Pekin.

-Advertisement-

Sipas tij, koha mesatare e arsimimit të forcës së re punëtore në Kinë i kalon 14 vjetët, ndërkohë që numri i atyre që kanë kryer arsimin e lartë arrin në 250 milionë dhe numri i personelit të kërkim-zhvllimit radhitet në vendin e parë të botës.

Shuma e shpenzimeve të mbarë shoqërisë kineze për kërkim-zhvillim radhitet në vendin e dytë në botë. Me forcimin e mëtejshëm të kërkimet bazë dhe të novacionit origjinal, si dhe me përparimet e mëdha në teknologjitë kyçe, Kina është përfshirë në radhën e vendeve novatore.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera