Fun & Video

Kina ndërton urën më të gjatë në botë mbi det – posedon çelik të mjaftueshëm për të ndërtuar 60 kulla të Ajfelit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 10 May 2018

 

Kina është në mes të realizimit të disa megaprojekteve që do t’i transformon qytetet e saj kryesore në kryeqendra të biznesit.

Gjatë dekadës së ardhshme, Kina planifikon të inkurajoj 250 milionë banorë (29 herë më shumë sesa popullsia e qytetit të New Yorkut) që të shpërngulen në megaqytetet e këtij vendi, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Për të përballuar numrin e madh të banorëve, ky vend është duke investuar dhjetëra miliarda dollarë në projekte gjigante infrastrukturore.

Gjatë kësaj vere, Kina planifikon të hapë për përdorim njërin nga projektet me ambicioze, urën që lidh Hong Kongun me Makaun si dhe qytetin Zhuhai. E gjatë plotë 34 milje, kjo është ura më e gjatë e ndërtuar mbi det.

E njohur si ura Hong Kong-Zhuhai-Makau, ky projekt pritet të përgjysmon rrugën. Shoferët do të mund të udhëtojnë mbi ujë nga Makau në Hong Kong dhe e gjithë kjo rrugë do të mund të përshkohet për vetëm një orë.

Ura ka gjashtë korsi dhe katër tunele, njëri prej tyre është nën ujë. Kina gjithashtu planifikon të ndërtojë katër ishuj artificial që lehtësojnë rrugëtimin mbi këtë urë.

Kjo urë konsiderohet si “mrekulli inxhinierike”, ku për ndërtimin e saj janë përdorur 420 mijë tonë çelik – mjaftueshëm për të ndërtuar 60 kulla të Ajfelit.

Sipas zyrtarët kinezë, urën do ta frekuentojnë 40 mijë vetura në ditë, përfshirë autobusë dhe kamionë të peshave të rënda që do ta kenë të limituar lëvizjen dhe afatin kohor.

Ajo nuk do të jetë e disponueshme për këmbësorë apo çiklist, por vetëm për vetura. Bazuar në materialet që janë përdorur për ndërtimin e saj, ajo do të jetë e fortë t’i rezistoj peshave të rënda për plot 120 vite.

Ende nuk dihet saktë kosotoja e kësaj ure, por mediat kineze raportojnë se afro 15 miliardë dollarë janë investuar.

Kina tashmë është “shtëpia” e urës më të gjatë në botë mbi det, e cila është plot 26.3 milje. Punimet e saj kishin përfunduar në vitin 2011 dhe kishte kushtuar 1.5 miliardë dollarë dhe lidh qytetet Qingdao me Huangdao.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera