Lajme

Kina e quan provokim prezencën e anijes amerikane në detin e saj jugor

Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 03 July 2017

Pekini e ka quajtur praninë e anijes luftarake amerikane pranë një ishulli të diskutueshëm në Detin e Kinës Jugore “një provokim serioz politik dhe ushtarak”.

Anija USS Stethem lundroi në afërsi të ishullit Triton, pjesë e arkipelagut të Ishujve Paracel, të pretenduar nga Kina dhe të tjerët.

Kina u përgjigj duke dërguar anije ushtarake dhe avionë luftarakë në ishull.

-Advertisement-

Ngjarja ndodhi disa orë para se Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe homologu kinez Xi Jinping të flisnin në telefon.

Gjatë bisedës , Xi i tha Trump se “faktorët negativë” po ndikonin në marrëdhëniet SHBA-Kinë, sipas televizionit shtetëror kinez.

Shtëpia e Bardhë  përmes një deklarate nuk tha nëse kishin diskutuar incidentin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera