Kim Mehmeti godet rëndë pas zgjedhjeve: Sot keni blerë vota, nesër vjedhni komuna
Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 29 October 2017
“Në Maqedoni, çdo gjë ndryshon, por jo edhe mendësia politike se shteti është pronë e partive në pushtet,”- ka thënë shkrimtari ynë Kim Mehmeti sonte (e diel), për televizionin maqedonas, “Kanal5”.
Duke i vlerësuar zgjedhjet e porsapërfunduara, Kim Mehmeti ka pohuar se “edhe në këto zgjedhje vendore, partia maqedonase në pushtet, se bashku me degën e saj shqiptare- BDI-në, kishin pas vetes tërë potencialin shtetëror, që nga njësite policore ‘alfa’ e deri te ‘omegat’ politike”, raporton Almakos.
“Dhe ky potencial – posaçërisht ai policor – siç është bërë tani më traditë, më së shumti u përdorë nëpër vendbanimet shqiptare. Kështu që, njësoj si VMRO-DPMNE’ja e deridjeshme në pushtet, edhe LSDM’ja e sotmja, ua dorëzoi vasalëve të vet shqiptarë tërë potencialin policorë, që të bëjnë trysni mbi shqiptarët. E që do të thotë se Maqedonia vazhdon të drejtohet sipas parimit se për shterin është i mirë “vetëm shqiptari i vdekur”, ndërkaq për pushtetin është i përdorshëm vetëm shqiptari i kriminalizuar dhe i korruptuar,”- ka thënë Kim Mehmeti..
Kim Mehmeti ka pohuar se gjatë fushatës parazgjedhore, disa herë ka qenë në Tetovë, ku ka pas ‘nderin’ që çdoherë ta përcjellin makina me xhama të errët.“ Kur pyesja se të kujt janë këto makina, disa më thoshin se janë të njësitit policor ‘alfa’, e të tjerët se janë të ‘omegave’ muskulore të degës shqiptare të partisë maqedonase në pushtet – të BDI’së. Sido qoftë flas për atë që e kamë parë me sy.
E me sy kam parë karakterin dhunues të partive ne pushtet si dhe atë se janë harxhuar thasë me para për të blerë vota.
Për çka nuk ka si ta shmang pyetjen logjike: çfarë dobie do ketë ky popull nga ata që blejnë vota, kur blerësit e tillë, të parën që do bëjnë nëse do marrin në duar komunën, do e kthejnë investimin që kanë bërë. Kështu që, kandidatëve të partisë shqiptare nuk do u mjaftojnë as katër vite hajdutëri, për t’i kthyer parat e harxhuar për blerjen e votave”, ka thënë Kim Mehmeti.
Të tjera
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...