Lajme

Kilicdaroglu thumbon Erdoganin: Zgjedhjet nuk fitohen në ballkon

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 15 May 2023

Kandidati për president të Turqisë, Kemal Kilicdaroglu, thumboi kundërkandidatin e tij, Recep Tayyip Erdogan, kur tha se zgjedhjet nuk fitohen në ballkon, derisa tha se është i bindur se do të fitojë në balotazh.

Erdogani në orët e para të së hënës doli në ballkon pranë mijëra përkrahësve, ku deklaroi se ai prin bindshëm në këto zgjedhje.

Siç raportoi Euronews të hënën, Kilicdaroglu tha se kërkesa për ndryshim politik në Turqi është 50 për qind, derisa shtoi se ky fakt e tregon humbjen e Erdoganit.

-Advertisement-

“Është e këndshme që përqindja e pjesëmarrjes po i afrohet 90 përqindëshit dhe procesi po mbahet me pjekuri demokratike. Me të gjitha shpifjet dhe akuzat, Erdogani s’mori rezultatin që priste. Askush nuk duhet të jetë entuziast për një fakt të kryer. Zgjedhjet nuk fiton në ballkon. Nëse populli thotë se duhet një raund i radhës, atëherë duhet. Ne patjetër do t’i fitojmë këto zgjedhje. Të gjithë do ta shohin”, u shpreh ai.

Kilicdaroglu theksoi se gjatë balotazhit do të bëjë përpjekje për të sjellë të drejtën, ligjin dhe drejtësinë “për Turqinë së bashku me popullin tonë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera