Lajme

Kiçmari numron dështimet e Behgjet Pacollit

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 20 December 2018

Ish-ambasadori Sabri Kiçmari ka deklaruar se që nga ardhja në krye të Ministrisë së Jashtme të Behgjet Pacollit, politika jonë e jashtme është dëmtuar keq.

Sipas tij, është për keqardhje mënyra se si përfaqësohet vendi ynë, si përcillen qëndrimet zyrtare shtetërore dhe si komunikohet me akterë shtetëror të vendeve të tjera.

Ai ka përmendur vetëm telegrafikisht shkarjet e dëmshme, që ministri Pacolli i ka bërë, që nga ardhja në krye të Ministrisë së Jashtme, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Sipas Kiçmarit, Pacolli deklaratat e dhëna nëpër mediat serbe si: “Serbia nuk ka nevojë ta njoh Kosovën”,  “Nuk duhet të ketë kufi në mes të Kosovës dhe Serbisë” janë arsye e mjaftueshme që Ministri Pacolli të jap dorëheqje.

Po ashtu Kiçmari përmendi edhe tetë veprime të tjera që i ka bërë Ministri Pacolli për shkak të të cilave ai do të duhej të jepte dorëheqje.

Opinionin e tij të plotë mund ta lexoni këtu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera