Rozë

Khloe Kardashian i përgjigjet fansave për spekulimet e shtatzënisë

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 10 October 2017

Fansat e Khloe Kardashian ka qenë shumë të vëmendshëm ndaj figurës së saj, pas lajmit se ajo është shtatzënë.

Madje kur ajo postoi një fotografi e veshur me një fund të zi të shkurtër lëkure  dhe një bluzë, nxiti shumë nga fansat të supozojnë se tashmë yllit televiziv i është fryrë barku.

Por duket se ylli televiziv 33 vjeçar nuk e ka pranuar asesi këtë supozim të atyre që e ndjekin dhe e duan.

-Advertisement-

“Kjo është një bluzë e gjerë, që fryhet në fund. Është mënyra se si është e dizajnuar vetë bluza, por në fotografitë e tjera do të tregoj edhe shumë pjesë të tjera të trupit”, ka thënë Kardashian duke u përgjigjur kështu ndaj spekulimeve.

ET raportoi muajin e kaluar se Khloe është duke pritur fëmijën e saj të parë me Tristan Thompson, vetëm disa ditë më vonë pasi u kuptua se motra e saj e vogël, Kylie Jenner është shtatzënë.

Në një seri të “Keeping Up With the Kardashians” në muajin qershor, Kardashian foli për mundësinë që ajo të niste familje me Thompson duke i treguar të motrës, Kim Kardashian West, e cila poashtu pret të bëhet nënë për herë të parë përmes nënës surrogate.

“Ai dëshiron që të kemi fëmijë tani. Ai më tha “dua të kem fëmijë me ty””, i ka thënë ajo motrës së saj të madhe.

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy