Rozë

Khloe Kardashian dëshiron fëmijën e dytë

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 15 November 2018

Khloe Kardashian , 34 vjeç, ka menduar seriozisht për mundësinë e një fëmije të dytë me Tristan Thompson.

Që nga skandali i tradhtisë nga ana e Tristan, Khloe ndjehet sikur ngjarjet e fundit tronditëse e kanë lejuar atë të kuptojë atë që është me të vërtetë më e rëndësishme dhe kjo është familja.

“Pas një jave emocionale, Khloe po rishqyrton të ketë një fëmijë të dytë me Tristan. Ajo dëshiron më shumë fëmijë dhe ka pasur një kohë kur ajo kishte dyshime të mëdha për të ardhmen e saj me Tristanin. Por pas shumë bisedimeve të gjata në mes të dyve, gjithçka ka ndryshuar”, deklaroi një burim i afërt me çiftin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera