Lajme

Kharkiv i Ukrainës kalon natë të vështirë, kaq viktima janë shënuar

Autori: Ermirë Berisha 10:09 | 14 March 2022

Forcat Ushtarake të Rusisë po vazhdojnë të bombardojnë në rajonin e Kharkiv-it, duke plagosur dhe vrarë shumë ukrainas, shkruan Gazeta inFokus.

Policia e Kharkiv-it përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se pala ruse ka rritur intensitetin e bombardimeve të qytetit verilindor dhe vendbanimeve në rajon.

“Rajoni i Kharkiv-it ka kaluar një natë të vështirë. Pushtuesit rusë sulmuan vazhdimisht zonat e banuara, spitalet, infrastrukturën dhe objektet e industrisë. Si pasojë e shkatërrimeve dhe zjarreve të shumta, ka të vdekur dhe të plagosur”, njofton policia.

-Advertisement-

Ndërsa Drejtoria kryesore e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave në rajonin e Kharkiv-it, ka bërë të ditur se si pasojë e bombardimeve deri tani janë përfshirë rreth 25 pajisje dhe rreth 120 viktima./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera