Sport

Khabibi i së ardhmes! Kampionët stërviten vetëm me arinj (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 13 February 2019

Khabib Nurmagomedov është konfirmuar në skenën ndërkombëtare dhe fama e tij ka shkuar aq thellë sa është zbuluar edhe fëmijëria e tij. I stërvitur nga babai i tij, Abdulmanap, Khabib ia doli të fitojë në UFC 239 ndaj McGregor në një sfidë që përfundoi me polemika të mëdha.

Aktualisht, babai i rusit vijon të stërvitë sportistë të rinj që mund t’i bashkohet MMA-së apo UFC-së në të ardhmen. Gjithsesi, metoda e tij e stërvitjes nuk ka ndryshuar: mundje me ari edhe për një tjetër të ri nga vendlindja e tij, ashtu siç bënte Khabib në fëmijërinë e tij, video e të cilit u pa në të gjithë botë.

Këtë herë është një djalosh tjetër që përballet me një ari, një duel sfilitës me kafshën që e shtrëngon dhe e sundon me peshën e trupit, por në fund fëmija ia del ta rrëzojë përtokë “rivalin” e tij.

-Advertisement-

“Stërvitja për vëllezërit filloi. Ky është një shembull i mirë për të arritur nivelet më të larta”, shkroi Abdulmanap në videon e postuar në Facebook-in e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera