Lajme

KGJK hap konkurs për pranimin e 37 gjyqtarëve në gjykatat e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 20 July 2022

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka hapur konkurs për pranimin e 37 gjyqtarëve në gjykatat e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të KGJK-së, ku thuhet se mesin e 37 gjyqtarëve të rinj, 7 pozita do të jenë për komunitetin serb.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në përputhje me nenin 108 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës Nr.06/L-055, Ligjin për Gjykatat Nr.06/L-054, Rregulloren Nr. 03/2021 Për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Gjyqtarëve dhe Vendimit KGJK-së Nr. 325/2022 të datës 15 Korrik 2022, shpall:

-Advertisement-

KONKURS PUBLIK PËR POZITËN GJYQTAR NË GJYKATAT THEMELORE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Numri i pozitave të shpallura në nivel vendi:

TRIDHJETË E SHTATË (37) POZITA të gjyqtarëve në nivel të gjykatave themelore, prej të cilave shtatë (7) pozita të gjyqtarëve nga komunitetin serb”, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera