KFOR mirëpret garancitë me shkrim të qeverisë Kurti për mosdërgimin e FSK-së në veri pa koordinim
Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 10 January 2025
Misioni i KFOR-it ka mirëpritur garancitë e fundit që i janë dërguar nga Qeveria Kurti për mosdërgimin e FSK-së në Veri. Në një përgjigje për Gazetën Express ata thonë se e mirëpresin respektimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj këtij zotimi.
“Sipas marrëveshjes NATO -Kosovë të vitit 2013 secili dislokim i FSK në Veri kërkon autorizim nga komandanti i KFOR-it” rikujtojnë nga Film City.
Tutje, ata theksojnë dialogun e rregullt që kanë me institucionet e Kosovës, përfshirë Ministrin Maqedonci i cili dje ka konfirmuar se ka dërguar letër në komandën e KFOR-it ku ka theksuar se do të respektohet zotimi për të mos e çuar FSK-në në Veri.
“Ne e mirëpresim respektimin e vazhdueshëm që Kosova ka ndaj këtij zotimi dhe garancitë e fundit me shkrim. Kjo pasqyron dialogun e rregullt të KFOR-it me përfaqësuesit e organizatave të sigurisë së Kosovës dhe të institucioneve të Kosovës, përfshirë z.Maqedonci” thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Express.
Ndryshe, komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 të dhënë në dhjetorin e vitit 2024, kishte thënë se ministri i Mbrojtjes së Qeverisë Kurti, Ejup Maqedonci, ka dhënë një rizotim të shkruar për KFOR-in për respektimin e marrëveshjes së vitit 2013 në mes të NATO-s dhe Republikës së Kosovës për dërgimin e ushtrisë së Kosovës në Veri të vendit.
“Ky zotim më është konfirmuar, së fundi me shkrim nga ministri Ejup Maqedonci”, kishte deklaruar Barduani.
Sipas marrëveshjes NATO-Kosovë të vitit 2013, çdo vendosje e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri të Kosovës kërkon autorizimin paraprak nga komandanti i KFOR-it.
Të tjera
-
Një nga lagjet më të bukura të Amerikës u fshi nga faqja e dheut, vetëm një pallat mbeti i paprekur!
Një ndërtesë shumëkatëshe pranë segmentit të autostradës së Bregut të Paqësor...
-
Linda Bekteshi fton diasporën të votojë: Çdo votë e juaja është e vlefshme dhe e rëndësishme, si asnjëherë më parë
Kandidatja për deputete me numër 66 nga rradhët e LDK-së, Lendita Bekteshi ka...
-
Avokati Koci: U vërtetua që hetuesi policor s’morri pjesë në tubimin e PDK-së, rikthehet në detyrat e tij
Zyrtari policor Idriz Gashi i cili u raportua se mori pjesë në tubim elektora...
-
Pensionet për kategoritë e lụftës, sa janë aktualisht e sa do t’i marrin me rritje nga ky muaj
Qeveria e Kosovës e ka miratuar të premten rritjen e pensioneve për të gjitha...
-
“E kemi shkrujtë ma puno një spital në Prishtinë” – Lumir Abdixhiku e pranon që projektet i krijuan me CHATGPT
Lidhja Demokratike e Kosovës prezantoi para pak javësh një sërë projektesh, t...
-
Jasharaj: Gjatë qeverisjes Kurti, asnjë kërkesë e punëtorëve nuk është realizuar
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka shprehur zhgënjimin e tij për qasje...
-
Hamza flet për teknologji: Do ta digjitalizoj sistemin shëndetësor dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore
Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e PDK’së, ka folur sot për ...
-
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është dashuri për vendlindjen
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një videome...
-
Kosova në izolim energjetik, koston prej 70 milionë euro pritet ta paguajnë qytetarët
Kosova rrezikon të izolohet në fushën energjetike. Gazeta Infokus nga buri...
-
Murati: Këto janë kategoritë që do të përfitojnë rritje 20 për qind të pensioneve
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se tri kategori të dala nga luf...
-
Avni Kastrati emërohet drejtor ekzekutiv i ASK-së
Avni Kastrati është caktuar sot në krye të Agjencisë së Statistikave të Kosov...
-
Vrạsja e Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen e tij për mbrojtje juridike
Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për familjen e veprimtarit të çështj...