KFOR-i zotohet se do të krijojë kushtet që dialogu Kosovë-Serbi të ecë përpara
Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 06 September 2023
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka qëndruar në Bruksel ku ka zhvilluar takime të nivelit të lartë në selinë e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.
Sipas një komunikate për media, ai informoi Komitetin Ushtarak të NATO-s dhe Këshillin e Atlantikut të Veriut për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për prioritetet e KFOR-it.
Ristuccia u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg,
“Komandanti i KFOR-it nënvizoi situatën e brishtë të sigurisë dhe rëndësinë e fokusimit të përpjekjeve kolektive në tejkalimin e mënyrës së menaxhimit të krizave”, thuhet në komunikatë.
“Ishte një punë e vështirë, në baza ditore, për të siguruar që KFOR-i do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij të OKB-së në mënyrë të paanshme dhe në komplementaritet me përpjekjet e bëra nga Komuniteti Ndërkombëtar. U bënë shumë përpjekje dhe u hasen shumë sfida për shkak të situatës komplekse”, citohet të ketë thënë Ristuccia.
Në komunikatë thuhet se ai ka përsëritur përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar “rolin e tij në krijimin e kushteve të nevojshme të sigurisë që dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ecë përpara; si dhe nevojën që të dyja palët të de-përshkallëzojnë plotësisht situatën dhe të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim”.
Komandanti i KFOR-it është takuar në Bruksel edhe me ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Thomas Goffus dhe me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Nën komandën e gjeneralmajor Ristuccia, u kryen më shumë se 11,000 patrulla, 3,400 orë operacione ajrore, 500 misione me dronë, më shumë se 50 projekte dhe 200 aktivitete të bashkëpunimit civilo-ushtarak dhe 170 aktivitete të asgjësimit të sigurt të mjeteve shpërthyese.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...