Lajme

KFOR-i mban ushtrimin në fshatin Zhur

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 24 June 2019

KFOR-i ka paralajmëruar se do të realizojë një ushtrim në rajonin e Komunës së Prizrenit, saktësisht në fshatin Zhur.

Ky ushtrim që do të mbahet sot nga ora 7:00 deri në ora 14:00, ku do të përdoren edhe mjete ushtarake, përfshirë edhe helikopterë.

KFOR dhe Komuna e Prizrenit kanë njoftuar opinionin që të kenë parasysh këtë situatë dhe të ndjehen të sigurtë.

-Advertisement-

Ky ushtrim ushtarak nuk do të ketë ndonjë ndikim në mjedis dhe nuk do të pengojë rrjedhën normale të qytetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera