Lajme

KFOR-i lituanez përcjell gjendjen në Bërnjak

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 02 October 2021

Situata po vazhdon të jetë e qetë në pikën kufitare në Bërnjak në ditën e fundit të protestës së serbëve ndaj reciprocitetit për targat.

Trupa e KFOR-it nga Lituania janë duke përcjell nga afër të gjithë gjendjen, njofton Klankosova.tv.

Herët në mëngjes filloi pozicionimi i parë i këtyre trupave në një rrugë malore, duke filluar ta kenë nën vëzhgim situatën, ku pas 40 minutash ushtarët e KFOR-it filluan të hyjnë në rrugën kryesore.

-Advertisement-

Para se të hynin në rrugën kryesore, numri i automjeteve u shtua, duke u afruar pranë protestuesve, më pas u futën dy skuadrat e para nga tetë veta dhe më pas një numër më i vogël, në mesin e tyre edhe ushtarë amerikan.

Tashmë ata janë pozicionuar në post bllokun e parë, ku vazhdon të qëndroj ende Njësia Speciale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera