Lajme

“KFOR-i ishte i gatshëm të intervenojë gjatë vizitës së Vuçiqit”

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 10 September 2018

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuochi, tha se misioni që ai drejton ishte i gatshëm të intervenojë gjatë vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë.

Ai tha për televizionin serb Prva se autoritetet e Kosovës morën vendim për mos lejimin e kreut të shtetit serb për të vizituar fshatin Banjë të Skenderajt.

Cuochi ka shpjeguar se në Kosovë, në komandën e zinxhirit komandues, KFOR-i është në vendin e tretë.

-Advertisement-

“E para është policia, i dyti EULEX dhe pastaj ne. Ishim të gatshëm të intervenojmë në të gjitha rajone, në mënyrë që  presidenti të kishte mjedis të sigurt. Këtë edhe e kemi bërë, pasi gjithçka ishte në rregull, me përjashtim në fshatin Banja”, tha ai.

“Ishim të gatshëm të intervenojmë, por u mor vendim nga ana e institucioneve të Kosovës që të shmanget ajo pjesë e vizitës dhe nëse shikojmë në përgjithësi gjithçka ka kaluar në rregull”, tha kreu i KFOR-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera