Këto pika do të diskutohen në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit
Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 02 February 2018
Java e ardhshme mund të jetë vendimtare për Kosovën, nëse do të arrijë të zë afatin e fundit për t’u përfshirë në agjendën evropiane, duke ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si kriteri i fundit i Bashkimit Evropian për heqjen e vizave.
Shqyrtimi i Marrëveshjes së Demarkacionit Kosovë – Mal i Zi në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës do të bëhet një ditë para arritjes së kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë, Dushko Markoviq. Në mbledhjen e të hënës së 5 shkurtit është caktuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Pikat e diskutimit janë këto:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar,
5. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj sipas kërkesës së deputetes, Albulena Haxhiu, në emër të GP të Lëvizjes Vetëvendosjes, e mbështetur edhe nga shtatë (7) deputetë nënshkrues lidhur me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës: Vendimi nr. 04/20, i datës 20 dhjetor 2017, për rritjen e pagave për Kabinetin qeveritar; Vendimi nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018, për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,
6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-219 për të
Huajt,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri bërthamore,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Miniera dhe Minerale (PL është shpërndarë me 31 janar 2018),
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pajisjet nën presion,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbimin gjeologjik të Kosovës,
12. Debat parlamentar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dënimin e disa aktivistëve të këtij subjekti politik,
13. Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,
14. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës,
15. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi për Ratifikimin e nëntë (9) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,
16. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016,
17. Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.
Të tjera
-
A është gjenerata e re forca që mund të ndryshojë Kosovën? Haradinaj beson në patriotët e rinj!
Haradinaj beson fuqishëm në gjeneratën e re të Kosovës, për të ata janë brezi...
-
Haradinaj përkujton Kadarenë në 89-vjetorin e lindjes
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëkohësisht kandidat për kryem...
-
U jepet lamtumira e fundit tre viktimave të aksidentit tragjik në Skenderaj (PAMJE)
Mijëra qytetarë sot përcollën për në banesën e fundit tre antarët e familjes ...
-
Vushtrria i jep mbështetje të madhe Rrezarta Krasniqit
Vushtrria i ka dhënë një përkrahje të jashtëzakonshme kandidates për deputete...
-
Ferat Shala nga takimet: Programi i PDK-së mbështet fuqishëm ekspertizën e njerëzve të ndritur
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shtëpia e Bardhë ndërpret grantet dhe huatë – urdhri i radhës i presidentit
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ndërprerë grantet, huatë dhe asistencat ...
-
Nëna rrạh mjeken pas vdẹkjes së djalit në QSUT
Nëna e 12-vjeçarit i cili humbi jetën më 8 janar në Spitalin Pediatrik në QSU...
-
Pasi jep dorëheqje Millosh Vuçeviq, pranon se anëtarët e PPS sụlmuan studentët
Millosh Vuçeviq dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Serbisë. Siç ka s...
-
Lajmërohet Sami Lushtaku, mohon kategorisht pretendimin e Haxhiut për sụlmin ndaj eskortës së kryeministrit
Sami Lushtaku ka reaguar pas deklaratave të ministres së drejtësisë, Albulena...
-
Dervishaj përkujton Zeqir Loshin: La pas një trashëgimi të pavdẹkshme të guximit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin Dervishaj, ka ...
-
Këshilli Prokurorial i jep mbështetje Koordinatores Pula për mbrojtjen e votës më 9 shkurt
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Ardian Hajdaraj, sot gjatë ditës...
-
Ndërrohet kontingjenti moldavian i KFOR-it, ushtarët nderohen me medalje për shërbimin
Koloneli Rocco Mundo, komandant i Komandës Rajonale në Perëndim të misionit t...