Lajme

Këto janë ushqimet që mund t’i merrni nëse shkoni në Greqi

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 03 July 2017

Të gjithë ata që udhëtojnë për në Greqi, duhet të kenë parasysh se çfarë mund të marrin për në Greqi, e çfarë jo, pasi që dogana greke ua hedh poshtë.

Mish, djath, vezë, qumësht dhe prodhime të qumështit nuk lejohet të futen në një vend që është anëtar i Bashkimit Evropian.

Në Greqi nuk guxoni të merrni as suxhuk, biftek, proshutë, jogurt e ajkë. Lejohet që të keni deri pesë kilogram pemë, perime, përveç patates, qumësht pluhur për fëmijë ose ushqim për fëmijë, si edhe deri dy kilogram ushqim për manarë, njofton telegraf maqedoni.

-Advertisement-

Lejohet që të merrni me vete makarona, keçap, keksa, çokollatë, ujë, lëngje, nëse nuk tejkalon çmimi prej 300 euro për udhëtarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera