Sport

Këto janë tre ardhjet e reja në Përfaqësuesen e Kosovës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 08 November 2017

Përfaqësueseja e Kosovës në kryje me trajnerin Muharrem Sahiti i cili sot ka publikuar listen e futbollistëve të ftuar për grumbullimin që Kosova do ta këtë për ndeshjen miqësore ndaj Letonisë.

Risi në këtë listë janë emrat e tre futbollistëve të cilët janë ftuar për herë të parë, bëhet fjal për: Armend Thaqin, Faton Malokun dhe Suad Sahitin, shkruan futbollikosovar.com.

Faton Maloku: Gardiani i portës së Feronikelit, 26 vjeçari më parë ka luajtur te skuadra e Gjilanit.

-Advertisement-

Maloku në tri vitet e fundit është një nga portjerët më të mirë në eliten e futbollit kosovar, dhe paksa i është vonuar ftesa nga reprezentacioni i Kosovës.

Armend Thaqi: Mbrojtësi i djathët, 24 vjeçar aktualisht pjesë e Gjilanit, ndërsa më parë ka qenë pjesë e skuadrës së Prishtinës, ndërsa karieren e ka filluar te skuadra e KEKut.

Thaqi në vitin 2016 ishte futur në formacionin e vitit në gala mbrëmjen e organizuar nga FFK, ndërsa këtë vitë i qendroj besnik Gjilanit, ani pse kishte ofertë nga Kampioani, 89shi.

Suad Sahiti: 22 vjeçari, luan si mesfushor ofanziv, më parë ka qenë pjesë e skuadrave si Hajvalia dhe Rabotniçki në Maqedoni nga ku kaloj te Skenderbeu.

Sahiti aktualisht nuk po fiton besimin e trajnerit Daja tek Korçarët por ftesa e përzgjedhsit kosovar, ndoshta do luaj rolë që në të ardhmën te këtë minutazh më të madhe./futbollikosovar.com/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera