Lajme

Këto janë temperaturat në vikend, pritet edhe reshje bore

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 24 February 2023

Gjatë vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të shtunën sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të jetë mot kryesisht i ngjashëm, por me vranësira më të theksuara.

Gjatë pjesës së dytë të ditës, kryesisht gjatë natës, parashihen riga shiu të cilat intensitetin do të rriten të dielen.

-Advertisement-

Rigat e shiut në orët e vona të ditës së diele, parashihen të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në formë sqote.

Të dielen përveç ndryshimit të parametrave meteorologjik parashihet edhe rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, po ashtu edhe vlerat e presionit atmosferik do të kalojnë nën vlerat standarte.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera