Lajme

Këto janë temat që do të diskutohen nesër në Shtëpinë e Bardhë

Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 03 September 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë , ka treguar për temat që do të fliten në takimin e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti tha se do të diskutohet për projekte të mëdha infrastrukturore, megjithatë la mundësinë hapur të diskutohet edhe për diskutimin e temave tjera.

“Dakordimi i jonë për këtë takim ka qenë që të diskutojmë për projekte të mëdha infrastrukturore që integrojnë ekonomitë e dy vendeve”, është shprehur Hoti.

-Advertisement-

E lidhur me këto projekte, Hoti ka thënë se ka përgatitur një listë me të cilën do të futet në dialog.

“Ne e kemi përgatitur një listë të këtyre projekteve”, ka thënë Hoti.

“Për neve është në interes të imponohen të gjitha temat gjatë dialogut”, shtoi Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera