Këto janë të gjitha vendimet që mori sot qeveria Kurti në mbledhjen e radhës
Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 23 October 2024
Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje, në të cilën ka marrë këto vendime.
– Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në Fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë. Përmes këtij protokolli mundësohet ofrimi i kuotave shtesë për trajtimin e ushtarakëve të FSK-së në institucionet mjekësore ushtarake turke. Me këtë marrëveshje kuota e trajtimeve mjekësore në dispozicion rritet nga 50 në 75 në vit. Të gjitha këto trajtime janë falas dhe bëhen në spitale ushtarake.
– Miratuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Ndërtimit si dhe për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore. Projektligji synon organizimin më të mirë të trupave inspektuese, reformën dhe rritjen e efikasitetit në këto trupa, zbatimin me të mirë të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e përgjithshme të mjedisit, për një jetë më të mirë të qytetarëve.
o znj. Nurije Shala, këshilltare politike në kryeministri,
o z. Sllavisha Mladenoviq, komisioner për gjuhët, dhe
o z. Eros Gashi, këshilltar politik në Ministrinë e Drejtësisë;
– Ndarë 45,000.00 euro për Forumin Ekonomik të Vjenës me qëllim promovimin e Republikës së Kosovës dhe një perspektivë më premtuese për bashkëpunim ekonomik në arenën ndërkombëtare.
– Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 03/30 të datës 12 maj 2020.
– Aprovuar Programin e përgatitur nga Zyra për Çështje të Komuniteteve. Ky program synim kyç e ka avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, përmes granteve e subvencioneve, dhe një hap i Qeverisë sonë në drejtim të mbështetjes financiare për mediat, OJQ-të, studentët e kategoritë e ndjeshme, për integrim të plotë e zhvillim të barabartë.
– Miratuar koncept-dokumentin për Trajtimin e Mbeturinave.
– Miratuar vendimin përfundimtar të shpronësimit të pronave të prekura nga realizimi i projektit “Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial Masakra e Reçakut”.
Të tjera
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Takimi është njoftuar të fillo...
-
Skandali me pasaportat, Ahmetaj: Ministria në krizë totale për shkak të paaftësisë së Donika Gërvallës
Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka reaguar pas publiki...
-
“Harruam mbesën brenda, dolëm me vrap nga frika”, banorët rrëfejnë momentet e tërmetit në Fier
Një tërmet me magnitudë 4, dhe me thellësi 5 km, lëkundi qytetin e Fierit mbr...
-
Azemi i LDK-së: Po punojmë çdo ditë me LDK-në që ndryshimin ta sjellim me Rrugën e Re më 9 shkurt
Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi ka treguar se me anëtarë të degës së LDK-së...
-
Kurti kujton mjeshtrin e skulpturës, Luan Mulliqin: Emri dhe vepra e tij do të qëndrojnë përjetë
Kryeministri Albin Kurti mori pjesë këtë mbrëmje, më 25 tetor, në Akademinë P...
-
Reagon bashkëshortja e Agonis Tetajt: Fëmijët do të rriten me zhgënjim për sistemin që liroi vrạsësin e babait të tyre
Të enjten është liruar nga burgu, Shaban Gogaj, i cili më 9 tetor u dënua me ...
-
Abdixhiku: Deçani e di se zgjidhjet e drejta i ofron vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës
Kullat e odat e bukura të Deçanit, të pasura me histori e tregime të shumta, ...
-
Ushtarët finlandezë të KFOR-it me operacion kundër mjeteve shpërthyese në veri
KFOR-i, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se ushtarët finlandezë p...
-
Dokumentet “e zhdukura”/ Gërvalla: Qenkan aktivizuar me të madhe ata që ua mbyllëm derën e mashtrimit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, reagoi sot pas...
-
Gjakovë: Pesë të mitur sụlmojnë bashkëmoshatarin e tyre
Pesë të mitur dyshohen se kanë sulmuar një bashkëmoshatar të tyre, sot në Gja...
-
Nuk ka të lënduar e dëme materiale nga tërmeti në Shqipëri
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojn...
-
Muharremi: Në rastin e Kosovës kur thuhet ka rritje 3.8% kjo nënkupton rreth 395 milionë rritje për një vit
Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane ka treguar se cfarë nënkupt...