Këto janë të gjitha vendimet që mori sot qeveria e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 08 February 2023
Qeveria Kurti sot ka mbajtur mbledhjen e 127-të, ku u morën disa vendime sidomos në sektorin e shëndetësisë.
Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit në këtë mbledhje u morën 8 vendime të reja, shkruan Gazeta Infokus.
Ndër to ishin edhe ndarja e mbi 4 milionë eurove për pagën e specializantëve me vetëfinancim nga data 1 janar deri më 31 dhjetor.
Vendim tjetër ishte edhe ndarja e mjeteve për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike, ani pse ky vendim erdhi pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka kërkuar shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave aktuale, pra shtrenjtim të energjisë elektrike.
Në vazhdim gjeni të gjitha vendimet:
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të 127-të në të cilën ka miratuar:
– Kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e specializantëve me vetëfinancim prej datës 1 janar 2023 deri me datë 31 dhjetor 2023. Vendimi siguron pagesën e 580 specializantëve në programin e Aftësimit Specialistik dhe EVM në vlerë 4 milionë e 129 mijë eurove prej datës 1 janar deri më 31 dhjetor të vitit 2023 nga kategoria ekonomike e subvencioneve
– Kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e specializantëve me vetëfinancim nga Republika e Shqipërisë, Malit të zi dhe Maqedonia e Veriut. Me këtë vendim përfitojnë dhjetë specializantë në vlerë prej 71 mijë euro e njëqind e nëntëdhjetë eurove prej datës 01 janar deri më 31 dhjetor të vitit 2023.
– Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Transferim të Personave të Dënuar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë.
– Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Civile ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë. Me këtë marrëveshje Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Kroacisë bien dakord që të thellojnë aspiratat e tyre të bashkëpunimit juridik në çështjet civile me qëllim të sigurimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe interesave të të dyja vendeve dhe qytetarëve të tyre duke synuar në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rritjes së bashkëpunimit të tyre të përgjithshëm.
– Projektligjet për ratifikimin e Marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve dhe Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor.
– Plotësim ndryshimin e Vendimit Nr.05/56 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i datës 26.01.2022.
– Kërkesa e Ministrisë së Ekonomisë për mbulimin e vlerës së subvencionimit të tarifave të energjisë elektrike për muajin janar 2023.
– Kërkesa e Doganave të Kosovës për përditësimin e listës së tarifave të transportit të mallrave që importohen në vend.”/Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Vdes një grua në Kamenicë, policia nis hetimet
Një grua ka ndërruar jetë të mërkurën në Kamenicë. Ankuesi mashkull kosovar k...
-
Arrestohet një burrë në Lipjan, ngacmoi vazhdimisht një burrë tjetër
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast ngacmimi që ka ndodhur në Lipjan. ...
-
Turizmi në Shqipëri ngadalësohet gjatë kësaj vere, ndikuan ulja e hyrjeve nga Kosova dhe rritja e çmimeve
Pas një nisje të vrullshme duket se turizmi është ngadalësuar në sezonin e ve...
-
Ambasadori i Suedisë: Jam i zhgënjyer me dialogun që s’po ecë para
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund është shprehur i zhgënjyer m...
-
Danimarka do t’i trajnojë oficerët kosovarë të burgjeve
Në gjysmën e parë të vitit 2025, sistemit të stërngarkuar të burgjeve daneze ...
-
Bëhen 26 vjet nga masakra në Abri të Epërme, ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu – në mesin e tyre edhe fëmijë e pleq
Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më...
-
Mblidhet sot Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim pritet të mbl...
-
Nga java e ardhshme shkolla `Faik Konica` fillon mësimin tërëditor
Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se shk...
-
Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare, pritet të votohen tri marrëveshje ndërkombëtare
Sot, Kuvendi i Kosovës do të mbajë vazhdimin e senacës plenare. Në rendin ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot vazhdon pro...
-
Borrell: Liderët të marrin vendime për të ecur drejt integrimit
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borr...
-
Moti sot me diell dhe vranësira të pakta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbaj...