Lajme

Këto janë të gjitha vendimet që miratuan në mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 08 December 2022

Qeveria e Kosovës  mbrëmë ka mbajtur mbledhje elektronike, mbledhja e 111-të me radhë.

Në këtë mbledhje janë miratuar disa vendime.

Në këtë mbledhje është miratuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2023.

-Advertisement-

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Kosova përfiton 75 milionë euro për tejkalim të krizës aktuale energjetike.

Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e djeshme të Qeverisë:

-Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së ‘’Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat’’. Programi që njihet me shkurtesën në gjuhën angleze CERV, është vazhdimësi e programit të mëparshëm “Evropa për qytetarët”. Ky program synon mbështetjen dhe zhvillimin e shoqërisë së hapur, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse të bazuara në të drejta demokratike dhe në shtetin e së drejtës.

-Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2023. Bashkimi Evropian është zotuar se do të ndihmojë vendet e rajonit me një pako për energjinë në funksion të tejkalimit të krizës aktuale energjetike. Në këtë kuadër për Kosovën janë zotuar 75 milionë euro për përkrahje të drejtpërdrejtë buxhetore në kuadër të programit vjetor IPA 2023.

-Ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 10/109 të datës 23 nëntor 2022 me të cilin është miratuar analiza juridike për vlerësimin e bazës ligjore të akteve nënligjore të nxjerra nga Qeveria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera