Lajme

Këto janë të gjitha masat e reja që i mori dje Qeveria e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 07:46 | 02 July 2020

Pas rritjes së rasteve aktive edhe Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar masat për parandalimin e përhapjes së mëtejme të pandemisë.

Ndër këto masa janë reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre më punë nga shtëpia, përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin, të mbyllen zyrat apo njësitet në të gjitha institucionet publike dhe bizneset private ku ka raste pozitive, kontaktet e rasteve pozitive duhet të vetë-izolohen për 14 ditë, etj.

Më poshtë mund t’i lexoni të gjitha masat që janë ndërmarrë në mbledhjen e së mërkurës të Qeverisë së Kosovës:

-Advertisement-

Reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre më punë nga shtëpia dhe përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin

Të mbyllen zyrat apo njësitet në të gjitha institucionet publike dhe bizneset private ku ka raste pozitive

Për personat të cilët kanë pasur kontakt me personin tashmë i konfirmuar me COVID-19 zbatohen protokollet në fuqi

Kontaktet duhet të izolohen për 14 ditë në shtëpi dhe nuk duhet të kenë asnjë kontakt gjatë kësaj pune

Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe do të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësorë nëse shfaqin ndonjë simptomë si ethe, temperaturë, kollitje, vështirësi në frymëmarrje ose diarre

Të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre mbikëqyren nga shtabet komunale, kontrollohen nga inspektorati, QKMF-të dhe organet e rendit

Në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të vendosura nga IKSHPK

Në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura

Inspektoratet sanitare të AVUK-ut dhe inspektoratet komunale të zbatojnë ligjin për inspektoratin dhe ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të IKSHPK

Punëtorët shëndetësorë t’i përmbahen rekomandimeve të institutit në përdorimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre dhe qytetarëve

Bartja e maskave të jetë obligative

Punonjësit ashtu edhe palët të mbajnë maska, të respektohet distanca prej 2 metra në pritje në radhë

Kontroll rigoroz e bartjes së maskave në hyrje të çdo institucioni

Bartja e obliguar e maskave në transportin publik, taksive si te punonjësit ashtu edhe te udhëtarët, të respektohet distanca, ajrosja natyrale, hapja e dritareve si dhe dezinfektimi i automjetit së paku dy herë gjatë ditës

Ndërprehen aktivitetet në sektorin e identifikuar të institucioneve përkatëse të listuar sipas gjurmimit aktiv epidemiologjik

Bartja e obligueshme e maskave nga organet e rendit, zyrtarët policor

Ndalim i vizitave të familjarëve të pacientëve në institucionet shëndetësore, lejohet vetëm një përcjellës sipas nevojës

Reduktimi i operacioneve efektive në institucionet shëndetësore

Bartja e obligueshme e pajisjeve mbrojtëse në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private brenda dhe jashtë institucionit

Kontroll rigoroz i inspektoratit shëndetësorë në institucionet shëndetësore

Ndalohen grumbullimet në hapësirat e hapura dhe të mbyllura më shumë se 50 persona

Kontroll i rreptë nga organet e inspektoratit dhe policisë për respektimin e distancës dhe bartja e maskës në çdo hapësirë të mbyllur si zyra, qendra tregtare, sportele dhe të hapura, gastronomia në tërësi

Në veçanti veprimtaritë tregtare si marketet, furrat, barnatoret etj, dhe gastronomia janë të obliguara në bartjen e maskave dhe qasje të lehtë dhe të vazhdueshme në përdorimin e dezinfektuesve

Ceremonitë mortore të zhvillohen vetëm në rrethin e ngushtë familjarë

Angazhohen organet përkatëse të mbikëqyrni zbatimin e këtyre masave

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja do të përcjellin gjendjen dhe nëse rëndohet situata atëherë do të kërkohet rikthimi i masave rigoroze të rekomanduara nga OBSH-ja

Komunat të aktivizojnë dhe riaktivizojnë plotësisht shtabet lokale

Zbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpitë e pleqve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera