Sport

Këto janë super përballjet që duhet t’i shikoni këtë fundjavë

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 02 November 2018

Një fundjavë emocionuese i pret tifozët e futbollit.

Tifozët e futbollit në gjithë Evropën kanë para vetes një të shtunë dhe të diel me shumë ndeshje interesante.

Gjithçka fillon në Premierligë, ku Manchester United takohet me Bournemouthin në ndeshjen që fillon nga ora 13:30.

-Advertisement-

Ndeshja tjetër interesante është edhe ajo mes Arsenalit dhe Liverpoolit, që luhet në ‘Emirates Stadium’ nga ora 18:30.

Të shtunën, ndeshje të mira sjellë edhe Serie A, me Interin që takohet me Genoan, Fiorentinën me Romën dhe Juventusin me Cagliairin.

Vëmendje të shtunën do të ketë edhe Real Madrid, ku tani me trajnerin Santiago Solari, do të mirëpresin në Bernabeu skuadrën e Valladolid, ndërsa Barcelona udhëton në Vallecano.

Premierliga angleze të dielën rezervon edhe dy takime tjera, me Cityn që pret Southamptonin dhe Chelsea që takohet me Crystal Palace.

Fundjava mbyllet me ndeshjen Udinese – Milan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera