Këto janë sanksionet që KE gjatë javës do t’i vendos kundër Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
19:55 | 27 June 2023
Komisioni Evropian do të ndërmarrë një numër masash kundër Kosovës, të cilat do të komunikohen në këtë javë. Ato do të përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment.
Kështu ka thënë sot drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman gjatë takimit të ministrave të Bashkimit Evropian.
Ai theksoi se situata është brengosëse dhe kjo është gjëja më jo duhur në momentin kur po ndodh edhe lufta në Ukrainë.
Sipas tij, duhet të arrihet progres në krijimin e Asociacionit dhe fatkeqësisht deri tash nuk ka indikacione për deskalim të situatës nga institucionet e Kosovës.
“Autoritetet e Kosovës nuk iu janë përgjigjur këtyre kërkesave fatkeqësisht Komisioni Evropian sigurisht që do të ndërmarrë një numër masash që do të komunikohen pak më vonë në këtë javë dhe ato do të përfshijnë pezullimin e punës së në kuptimin e organeve të Stabilizim Asocim dhe do të pezullojmë programin e fondeve për Kosovën, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment, mbështetja e vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimi i kontratave po ashtu, do të pezullohen. Ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat dypalshe po ashtu do të pezullohen. Tani më lejoni të theksoj se nuk i marrim me lehtësi këto veprime dhe këto duhet të shihen si të përkohshme dhe të kthyeshme kur të shohim hapat e vegjët të autoriteteve në Kosovë që të kthehen në dialog dhe për të implementuar zotimet që janë dhënë”, tha ai.
Sipas tij, është esenciale që të përdoren të gjitha veglat që i kanë si BE për të shtensjonuar situatën.

Të tjera
-
Digjet një objekt në fshatin Sllovi të Lipjanit
Në fshatin Sllovi të Lipjanit sonte ka shpërthyer një zjarr i madh në një obj...
-
Protesta në Beograd, Aleksandar Ivanoviq: Njerëzit janë të vendosur ta luftojnë regjimin mafioz deri në fund
Rreth dhjetë mijë njerëz janë mbledhur para Zyrës së Prokurorit të Lartë ...
-
Mesazhet kryesore të Macron nga telefonata me presidentin iranian
Presidenti francez Emmanuel Macron ka përdorur rrjetet sociale për të thënë s...
-
“Ti humbe”/ Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova
Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe i është përgjigjur deputetit bri...
-
Bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës një katërvjeçare në Lezhë
Një katërvjeçare në Lezhë ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës. P...
-
Zhduket 13-vjeçarja nga Istogu me banim në Gjermani, kërkohet ndihmë për gjeten e saj
Një vajzë 13-vjeçare nga Istogu, që jeton në Gjermani, është zhdukur që n...
-
IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një qytetari
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspe...
-
Akuzat e LVV-së për tortën e Slavko Simiqit, reagon deputeti i PDK-së: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashp...
-
Vulaj: Jam i bindur se dikush nga stafi i Trumpit po punon direkt për Kosovën
Martin Vulaj, president i AARC-së, ka thënë se mendon që Administrata Trump d...
-
Maliqi: Presidente, shpall gjendje të jashtëzakonshme
Analisti Shkëlzen Maliqi ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për kon...
-
Sali Zyba thotë se PDK i dhuroi tortë Simiqit të Listës Srpska, Hekuran Murati ia vë në pikëpyetje postimin
Hekuran Murati e ka vënë në pikëpyetje deklaratën e Sali Zybës së Vetëvendosj...
-
Tre të lënduar nga një vetaksident në Gurrakoc të Istogut
Tre persona janë lënduar në një vetaksident në fshatin Gurrakoc të Istogut. ...