Këto janë prioritetet e Agim Aliut për qeverisjen në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus
18:27 | 12 October 2017
Kandidati për kryetar të komunës së Ferizajt nga Partia Demokratike e Kosovës, Agim Aliu për Portalin “Infokusi.com” ka shpalosur projektet që do të realizohen gjatë mandatit të tij qeverisës.
Aliu në një intervistë ekskluzive për portalin “Infokusi.com” ka prezantuar në detaje disa nga pikat e programit të tij me theks të veçantë angazhimin e tij për punësim dhe shkollim për të rinjtë ferizajas.
*Fondi i punësimit
-Subvencionimi i bizneseve
-Subvencionimi i kamatave për biznese
*Arsimi, Familja dhe Siguria
*Shëndetësia dhe Mirëqenia sociale
*Infrastruktura
Pretendenti për të parin e Ferizajt dy pikat e para të projektit të parë i ka lidhur me krijimin e fondit të punësimit, subvencionimi i bizneseve me mjete monetare dhe subvencionimi i kamatave për bizneset që konkurrojnë në komunë.
“Do të krijojmë fondin e punësimit duke vazhduar një bashkëpunim të mirë që kemi ndërtuar me komunitetin e biznesit. Subvencionimi i bizneseve me mjete monetare ku të hyrat në këtë pikë të buxhetit do të jenë nga të hyrat komunale, nga buxheti i komunës ndërsa pika e dytë do të jetë subvencionimi i kamatave për bizneset të cilat do të konkurrojnë në komunë, ku komuna do e bëjë kamatën zero për këto biznese ndërsa ne do të ofrojmë kushte të veçanta për bankat që do të konkurrojnë për të dhënë kredi dhe për bizneset që të jenë përfituese të tyre. Në këtë mënyrë do të krijohet një fond i punësimit dhe do të ofrohen mundësi shumë të mëdha për të rinjtë që të punësohen”, ka thënë kandidati për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu.
Pika e tretë e programit të Aliu është arsimi, familja dhe siguria, ai planifikon ndërtimin e objekteve të reja shkollore, hapjen e drejtimeve profesionale, depolitizimin në arsim, digjitalizimin e ditarëve, rritjen e sigurisë.
“Politikat e arsimit janë prioritet i qeverisjes sime, do të bëjë formimin e një këshilli përmes së cilit do të identifikoj disa profesione dhe do të bëjë hapjen e drejtimeve të reja profesionale. Do të bëjë depolitikzimin ne arsim sepse mbi të gjitha është zhvillimit të arsimit dhe komunitetit arsimor, këshilli i prindërve do të jetë pjesë e panelit intervistues në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave, do të krijoj një fond të veçantë për pastërtinë në shkolla, zhvendosja sa më e shpejtë e nxënëseve nga shkolla ”Gjon Sereqi” deri në ndërtimin e objektit të ri shkollor, do të bëjë ditarin digjital, rritjen e sigurisë në shkolla qoftë përmes sigurimit fizik apo përmes kamerave, formimi e ligave shkollore”, ka shtuar Aliu.
Në fushën e infrastrukturës Aliu ka planifikuar bashkimin e qytetit të Ferizajt përmes 3 fazave , ujësjellës, kanalizim për çdo fashat dhe lagje të qytetit.
“Projektet infrastrukturore janë prioritete e mia; ujësjellës dhe kanalizim në çdo fshatë dhe lagje të qytetit dhe bashkimin i qytetit të Ferizajt. Projekti i bashkimit të qytetit do të bëhet përmes tre fazave:
Faza 1. Ndërtimi apo vazhdimi i ndërtimit të një nënkalimi ekzistues që kalon në rrugën “ Mehmet Kaqiku”,
Faza 2. Ndërtimi i një mbikalimi harkor që do të jetë mbi hekurudhën e Ferizajt dhe,
Faza 3. Projekti kryesor i bashkimit të qytetit është ndërtimi i një nënkalimi rrugor praktikisht dy pjesë të ndara të qytetit të Ferizajt do të bashkohen përmes këtij nënkalimi. Ky projekt me tri faza do të financohet nga buxheti i komunës”, ka shtuar Aliu.
Gjatë qeverisjes së tij Aliu ka planifikuar ndërtimin e Qendrës Diagnostike, ndërtimin e spitalit të qytetit, rregull për punëtorët shëndetësor.
“Do të ndërtohet Qendra Diagnostike ku do të bëhen të gjitha incizimet dhe ekzaminimet që tashmë mungojnë në kuadër të Qendrës Mjekësore Familjare. Gjatë mandatit të kaluar kam fituar buxhetin për ndërtimin e spitalit të qytetit por që fatkeqësisht edhe mas katër viteve nuk është përpunuar andaj është koha që të përfundohen tani , mjekët mungojnë në fshatra të caktuara andaj banorët duhet të udhëtojnë për të marrë kujdesin mjekësor , ne do të sjellim mjekun te pacienti dhe jo pacienti të shkoj te mjeku./INFOKUSI

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku nuk përjashto...
-
Peci: S’duhet hedhur poshtë propozimin që më 15 qershor të ketë zgjedhje të reja
Ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, ka thënë se propozimi i dhënë nga...
-
Nesër seanca, Çitaku: Kurti t’i nënshtrohet ligjit, të japë dorëheqje me shkrim, pastaj e votojmë raportin për mandatet
Vlora Çitaku nga radhët e PDK-së, ka komentuar seancën e nesërme që do të mba...
-
Presidentja thotë se po punohet edhe me shtete tjera për ta zgjeruar aleancën e lidhur me Shqipërinë e Kroacinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia është burimi i ve...
-
Haradinaj në pritjen lamtumirëse të ambasadorit De Riu: Shembull i përkushtimit dhe miqësisë së sinqertë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirës...
-
MKRS i reagon Ramës për sheshin ‘‘Xhorxh Bush’’: Ka filluar pa leje, institucionet e drejtësisë t’i trajtojnë shkeljet e Komunës
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i ka reaguar kryetarit të Prishtinë...
-
Situata në Valais pas reshjeve të borës, disa rrugë vazhdojnë të jenë të mbyllura
“Situata alarmante” e vendosur nga Këshilli i Shtetit të enjten u largua të p...
-
Abdixhiku i jep lamtumirën ambasadorit italian Antonello De Riu: Disa diplomatë lënë shenja të mëdha
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka marrë pj...
-
Pas mbylljes së çështjes dorëzohen prova të reja në Speciale, Çerkini: Tentativë për ndikim në vendimin për lirim
Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale në Hagë, Artan Çerkini, e ka quajtu...
-
Osmani: Serbia është burimi i destabilitetit, ne do të mbrohemi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia është burimi i ve...
-
Trump: Askush nuk po na mashtron në bisedimet për paqe
Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë....
-
Gjykata shpall fajtor qytetarin që e kërcënoi, Mehmetaj: Mos kërcënoni në Facebook, se ndryshe prej Albin Kurtit – ju dënoheni
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në ...