Shëndetësi

Këto janë llojet e pagjumësisë

Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 28 January 2019

Ekzistojnë pesë lloje të ndryshme pagjumësie, të cilat dallojnë në bazë të personalitetit dhe aktivitetit cerebral.

Kategorizimi i tyre është bërë nga një studim i institutit holandez për Neuroshkencën në Amsterdam, i publikuar në revistën shkencore ‘Lancet Psychiatry’.

Studiuesit analizuan 26 karakteristika psikologjike të 2300 personave të cilët vuanin nga pagjumësia dhe 2 mijë të tjerëve të shëndetshëm, duke identifikuar pesë grupime.

-Advertisement-

Në pagjumësinë e grupit 1 bënin pjesë 19% e kampionit, ku problemi lidhej me ngarkesën e madhe të stresit.

Në grupin e dytë, bënte pjesë 1/3 e pjesëmarrësve, të cilët vuanin nga një stres i moderuar dhe një personalitet i ndjeshëm, ndërsa në grupin e tretë, përfshiheshin vetëm persona me stres të moderuar.

Në grupimin e katërt përfshiheshin ata persona me ngarkesë të lehtë stresi në varësi të zhvillimeve, ndërsa në grupin e pestë përfshiheshin ata persona me një ngarkesë të lehtë stresi.

Mes pesë grupeve u konstatua edhe prani depresioni, ku më i lartë u vu re te grupi 1 dhe 3. /a

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera