Lajme

Këto janë ligjet e Ushtrisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 18 October 2018

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare ka miratuar pakon e Projektligjeve për FSK-në.

Gjatë kësaj seance u miratua projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, projektligji për Forcën dhe Sigurinë e Kosovës dhe projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

-Me ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes bëhet riorganizimi dhe kalimi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ministri të Mbrojtjes me qëllim të mbikëqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe udhëhiqet nga Ministri I Mbrojtjes.

-Advertisement-

Sipas nenit të 3 të këtij ligji Ministria e Mbrojtjes është organ i administratës shtetërore i përbërë nga shërbyesit civil dhe nga personeli ushtarak i FSK-së.

Ndërsa disa nga detyrat e ministrit të Mbrojtjes janë përfaqësimi i Republikës së Kosovës në nivel ndërkombëtar në çështjet e Mbrojtjes dhe miratimi i drejtimit të fondeve për FSK-në dhe obligon ekzekutimin e procedurave për shpenzimin e buxhetit të mbrojtjes.

-Ligji për Forcën dhe Sigurinë e Kosovës përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në nenin e 7 të këtij ligji thuhet se FSK do të jetë e pajisur me armë dhe sisteme të armatimit, në përputhje me nevojat e FSK-së, për përmbushjen e kompetencave dhe detyrave të saj.

Ndërsa në nenin e 10 thuhet se pjesëtari i FSK-së në kohë paqe mund të përdor forcën duke përfshirë forcën vdekjeprurëse vetëm: Për të mbrojtur veten, jetën e forcave vetanake dhe forcave mike.

Presidenti i Kosovës është Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

-Ndërsa Ligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës qëllim ka rregullimin e kushteve të përgjithshme të shërbimit në Forcën e Sigurisë të Kosovës.

Ky ligj përfshin gjithsej 35 nëne duke përfshirë kriteret e përgjithshme për shërbim, kohëzgjatjen e shërbimit, orarin e punës, pagën, ushqimi, transporti, akomodimi e kujdesi shëndetësor./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera