Këto janë kategoritë që përfitojnë nga dekretimi i Ligjit të Pagave, që u bë dje nga Osmani

Autori: Gazeta inFokus
08:51 | 05 January 2023
Presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar dje Ligjin e Pagave.
Rritje të pagave me ligjin e ri do të ketë për mjekët specialistë, mësimdhënësit dhe policët.
Projektligji për Paga është miratuar në Kuvendin e Kosovës me 22 dhjetor të vitit të kaluar.
“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, ka deklaruar për Telegrafin Bekim Kupina, këshilltar për Media i Zyrës së Presidentit.
Pas dekretimit nga Presidentja, ky ligj pritet të publikohet në gazetën zyrtare, ndërsa një muaj më pas hyn në fuqi.
Shpallja e ligjit
Pas nënshkrimit nga Kryetari i Kuvendit, në afat prej 10 ditë pune nga dita e miratimit, ligji dërgohet për shpallje tek Presidenti i Republikës. Sipas nenit 80 të Kushtetutës së Kosovës, Presidenti, në afat prej 8 ditësh pasi ta ketë marrë ligjin, e shpall Ligjin të miratuar nga Kuvendi. Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, përveç nëse, me vetë ligjin përcaktohet ndryshe.
Koeficientët
Me projektligjin për pagat e shërbyesve civilë, koeficienti më i lartë, 18, i takon vetëm presidentit të Kosovës. Paga aktuale e presidentes është 2.743 euro. Me projektligjin e ri, nëse vlera monetare e koeficientit është 120 euro, atëherë kjo pagë zbritet dhe është 2.160 euro.
Niveli i koeficientit 17.5 i takon kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Paga aktuale për këtë pozitë është 3.574 euro. Me projektligjin e ri me vlerë të koeficientit 120 euro, paga zbritet dhe atë në 2.100 euro.
Koeficienti 17 i takon kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe kryeministrit. Te kryeministri, i cili aktualisht pagën e ka 1.075.25 euro, me projektligjin e ri, nëse vlera monetare e koeficientit do të jetë 120 euro paga rritet në 2.040 euro.
Rritje të pagave do të ketë për mjekët specialistë, mësimdhënësit dhe policët. Për mjekët specialistë, projektligji për paga ka vendosur koeficientin 12, ndërkaq, për mësimdhënës në shkolla fillore dhe ato të mesme të ulëta, koeficienti është 5.6.
Paga aktuale e mjekëve specialistë është 600 euro, e cila me vlerë monetare të koeficientit 120 euro rritet në 1.440 euro. Për mësimdhënësit në shkollat fillore, të cilët marrin pagë mujore 470 euro, me vlerë monetare të koeficientit 120, ajo rritet në 672 euro.
Sipas projekligjit, mësimdhënësit në shkollën e mesme të lartë, do ta kenë koeficientin 5.8. Paga aktuale e një mësimdhënësi në shkollë të mesme të lartë është 525 euro, me vlerë monetare të koeficientit 120 rritet në 696 euro.
Për mësimdhënësit në arsimin e mesëm të ulët, koeficienti me projektligjin e ri është 5.6. Paga e një mësimdhënësi në shkollë të mesme të ulët është 530 euro, me vlerë monetare të koeficientit 120 rritet në 672 euro.
Me projektligjin e ri për pagat, koeficienti për policët është 4.4. Paga aktuale e një polici është 392 euro, ndërsa me vlerë monetare të koeficientit 120 euro rritet në 528 euro.
Koeficienti më i ulët në këtë projektligj është 2 dhe ai iu takon pozitave si: rekrut/ kadet i Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadet policor, kadet doganor dhe kadet korrektues.

Të tjera
-
Kamioni bëhet shkrumb e hi në Prishtinë
Një rast i zjarrit ka ndodhur sot në Prishtinë. Një kamion u bë shkrumb e ...
-
Raporti preliminar i autopsisë – nga çka dyshohet se vdiq 27 vjeçari në Lipjan që u arrestua nga Policia
Në Inspektoratin Policor të Kosovës që po e heton rastin me autorizim të Prok...
-
Musliu kërkon hetim për vdekjen e të riut në Lipjan: Policia ka nevojë për reforma urgjente
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar hetim urgjent për vdekjen e 27...
-
Skandal energjetik/ 1.13 milionë euro për bartjen e rrymës brenda një dite, Ymeri shpërthen ndaj qeverisë: “Kurti po punon, por jo për ne”
Data 5 prill 2025 ka shënuar një tjetër kulm të paprecedentë në krizën energj...
-
Ymeri ngre alarmin: Rritje për 48 fish e çmimit të transportit të energjisë, blloqet e KEK-ut u ndalen në të njëjtën ditë – rast për hetim
Inxhinierja e energjisë, Janina Ymeri, ka ngritur pikëpyetje të mëdha për çmi...
-
Vdes 40 vjeçarja në një aksident me motoçikletë në magjiastralen Suharekë-Shtime
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së martës në magjistralen...
-
“Njerëzit që dashurojnë e kalojnë ma lehtë sëmundjen e kancerit”- Befason onkologia teksa flet për personat që ballafaqohen me sëmundjen e kancerit
“Dashuria nuk shëron trupin, por shëron shpirtin”, thotë onkologja Vildane Go...
-
Sot varroset i mituri i dytë që vdiq nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës
Gjatë ditës së djeshme ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ndod...
-
E dhimbshme: Shkoi për tu freskuar me ujë, ky është 50 vjeçari nga Skenderaj që vdiq nga goditja e rrymës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Gorazhdec të Pejës, ku një 50 vjeçar e...
-
Ftoi familjarët e burrit për darkë dhe i h*lmoi me kërpudha, dënohet 50-vjeçarja
Në Australi, gruaja 50-vjeçare, Erin Patterson, është shpallur fajtore për vr...
-
U vonua për shkak të mungesës së ujit e thatësisë, nga sot hapet Pishina e Germisë
Pishina e Gërmisë pritet që të hapet sot, më 8 korrik. Sipas njoftimit për...
-
Rasti i të riut në Lipjan, pesë policët rrezikojnë paraburgimin
Pesë policët nga Lipjani që u përfshijnë në rastin ku vdiq 27 vjeçari Agon Ze...