Këto janë karakteristikat e propozimit evropian për të cilin takohen sot Kurti e Vuçiq

Autori: Gazeta inFokus
09:55 | 27 February 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 13 shkurt në Kuvend lexoi “disa karakteristika” të versionit të parë të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Këto karakteristika, sipas Kurtit, janë:
1. Propozimi bazohet në modelin e marrëveshjes gjermano-gjermane të vitit 1972 dhe të shumë modeleve të tjera të njohjeve de-facto të shtetësisë në historinë e marrëdhënieve ndërshtetërore p.sh. marrëveshja Japoni-Kore Jugore. Vetë Gjykata Kushtetuese e Republikës Federative të Gjermanisë e kishte konstatuar në vitin 1973 që marrëveshja gjermano-gjermane ngërthente më vete njohjen de-facto të shtetësisë së njëra-tjetrës dhe njohjen e integritetit territorial nga prizmi i së drejtës ndërkombëtare.
2. Propozimi ngërthente në vete pranimin nga palët të parimit të barazisë në sistemin ndërkombëtar, i cili është parimi kyç i Kartës së Kombeve të Bashkuara sa i përket marrëdhënieve ndërmjet shteteve të pavarura.
3. Propozimi, gjithashtu, përcaktonte njohjen nga palët, të parimeve të barazisë së sovranëve, integritetit territorial, zgjidhjen paqësore të konflikteve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
4. Propozimi përfshinte heqjen dorë të Serbisë nga pengimi i anëtarësimit të Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare që përfshin jo vetëm organizatat në kontinentin evropian, por edhe ato me shtrirje universale si OKB, UNESCO apo NATO.
5. Propozimi përfshinte njohjen e palëve ndaj njëra-tjetrës të së drejtës së përfaqësimit shtetëror në terrenin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
6. Propozimi përfshinte shkëmbimin e zyrave të përhershme diplomatike në formën e legatëve që janë ambasada faktike e që përbënin formën normale të marrëdhënieve ndërshtetërore para Luftës së Dytë Botërore.
7. Propozimi përmbante njohjen e dokumenteve shtetërore që kanë efekt ndërkombëtar të shtetësisë për shtetasit, përfshirë të pasaportave të njëra-tjetrës nga njëra-tjetra.
8. Propozimi, megjithatë, përmbante edhe dy norma që lidheshin me të drejtat e komunitetit serb në Kosovë: E para, normën që e përcaktonte komuniteti serb, do të ketë një të drejtë të vetëmenaxhimit në përputhje me instrumentet, konventat e Këshillit të Evropës, ashtu siç ka çdo komunitet minoritar në shtetet anëtare në Këshillin Evropës.
Dhe, e dyta, formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe, gjë që ne veçse e kemi bërë përmes njohjes së ekzistencës së kishës në Ligjin tonë për komunitetet fetare në Kosovë.
9. Pika 10, e fundit, parashihte rregullën që të gjitha marrëveshjet e Brukselit do të duhej të zbatoheshin nga palët.

Të tjera
-
Kirby: Kurti duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat nga lokacionet alternative
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) në ShBA, John Kirby, ka fol...
-
Kurti në telefon me Erdoganin: I shpreha shqetësimin tim për dhunën e milicisë serbe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se e ka zhvilluar një bi...
-
Gazetarja ukrainase Olha Priadko strehohet në Kosovë me djalin e saj
Gazetarja Olha Priadko u strehua sot në Kosovë, në kuadër të programit “Journ...
-
Kurti: Amerika partner kyç, do ta konsultojmë gjithmonë
Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë në Twitter një intervistë që e ka dhën...
-
Serbët lokalë obligohen të protestojnë në Zveçan
Rreth 100 serbë janë mbledhur në mbrëmjen e së mërkurës në Zveçan, në afërsi ...
-
Një burrë plagoset me armë zjarri në Skënderaj
Një person është plagosur në Skenderaj me armë zjarri. Rasti ka ndodhur rr...
-
Sveçla njofton për arrestimin e veteranit serb që kishte luftuar në Koshare
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar veterani i...
-
Kryetari i Leposaviqit qe 60 orë brenda komunës, flet për gjendjen e tij
Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka treguar se akoma nuk e k...
-
Mehaj e Peach flasin për situatën e sigurisë në veri të Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njofton se sot në ministri pati një takim...
-
AGK: Fushatë e rrezikshme me fotomontazhe ndaj gazetarëve
Në rrjete sociale ka filluar një fushatë me fotografi të montuara kundër gaze...
-
Zv/presidenti i OSBE-së: Pati shumë dhunë në veri, nevojitet de-përshkallëzimi
Pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës, Përfaqësuesi Special i Asamblesë ...
-
Muja: Në veri ka milici fashiste të dirigjuar nga Vuçiqi
Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka deklaruar se në veri ekziston një “milici ...