Sport

Këto janë fjalët e Van der Sar për De Ligt

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 26 November 2018

Matthijs De Ligt është njëri nga mbrojtësit më të kërkuar në Evropë momentalisht.

Ai ka regjistruar paraqitje të jashtëzakonshme sikur me Ajaxin ashtu edhe me përfaqësuesen e Holandës.

Lojtari po kërkohet me ngulm nga gjigantët evropian si Manchester United dhe Barcelona.

-Advertisement-

Për 18 vjeçarin disa komente ka lëshuar edhe legjenda e Manchester, Va nder Sar.

“Ai duket sikur luan që gjashtë apo shtatë vite. Matthijs është shumë i matur për moshën që ka. Ai ka fizikun e një 24 vjeçari” ishin fjalët e ish portierit për “Goal”.
“Ai gjithashtu është i mirë me të gjitha këmbët dhe ka një saktësi të mrekullueshme në pasime, mund të godas mirë me kokë, shënon gola dhe është një lider i jashtëzakonshëm, si një 18 vjeçar” ka vazhduar holandezi.

“Ai debutoi me ekipin e parë në sezonin e kaluar dhe nuk u ndal në asnjë moment” ka përfunduar Va nder Sar.

Kujtojmë se Matthijs De Ligt është edhe favorit për ta fituar topin e artë për U-21.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera